Detaje të reja janë bërë të ditura nga vrasja me armë zjarri e 57-vjeçarit Gëzim Nako, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e sotme në Korçë.
Mësohet se 57-vjeçarit i janë gjetur dy plumba në trup, ndërsanjë tjetër plumb u gjet në zonën e krimit.
Viktima, baba i dy fëmijëve, u gjet i pajetë në shtëpi nga bashkëshortja.
Së bashku me familjen, ai jetonte në SHBA, ndërsa ishte kthyer të qëndronte disa ditë në Shqipëri, pasi kishte vëllain të sëmurë.