Një mësuese e një shkolle të krishterë është kapur mat nga burri, në shtrat me nxënësin e saj 15-vjeçar.
Andrea Baber u arrestua në banesën e saj pas denoncimit të bërë nga burri.
Burri i saj tha se e kapi në shtrat me 15-vjeçarin në datën 5 dhjetor. Babai i nxënësit morri një email javën e kaluar nga burri i mësueses duke e pyetur nëse ishte në dijeni që djali i tij adoleshent ishte në një mardhënie me mësuesen 14 vite më të madhe se ai.
Bashkangjitur në email ishin disa fotografi të Baber dhe djalit në shtrat së bashku, sipas dokumenteve të gjykatës.
Baber është duke u përballur me akuza të shumëfishta përfshirë përdhunimin në shkallën e tretë, dhe dhënien e paligjshme të marihuanës tek një person nën moshën 18 vjeç dhe do të vuajë dënimin për të gjitha këto.



