• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPECIALE/ Nga Petrit Serjani tek Arta Marku, të gjithë ata që drejtuan Prokurorinë e Përgjithshme
Home
Aktualitet
Drejtësi

SPECIALE/ Nga Petrit Serjani tek Arta Marku, të gjithë ata që drejtuan Prokurorinë e Përgjithshme

19 December, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Adriatik Llallës doli sot përfundimisht nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Në vendin e tij, u ul ish vartësja e tij deri dje krejt periferike, e harruar diku në Shkodër prej 15 vjetësh, por që mori dje plot 69 vota të deputetëve të Parlamentit. Ajo triumfoi e vetme në një garë me 6 kolegë të saj të tjerë, të cilët u vetofruan në një proces të inicuar nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve, e që u skualifikuan më pas. Seanca plenare e Kuvendit që çoi të hënën e 18 dhjetorit 2017 në zgjedhjen e Arta Markut si pasaardhësen e Adriatik Llallës në krye të organit shqiptar të akuzës, ishte ndër më të tensionuarat në historinë e re të parlamentarizmit në Shqipëri. Edhe brenda edhe jashtë sallë kishte shumë protesta dhe kontestime nga opozita, e cila mori kritikat e ashpra nga BE dhe SHBA, për këtë. Opozita rreth një vit e gjysëm më parë e votoi unanimisht reformë në drejtësi, të cilën sot e konteston. Arta Marku do të jetë femra e dytë në historinë e Shqipërisë që do drejtojë një institucion të tillë shumë të rëndësishëm kushtetues në vend, dhe e 8-ta, që nga viti 1991 kur ra sistemi komunist, në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Po kush janë shtatë Prokurorët e tjerë të Përgjithshëm, që e kanë drejtuar një nga organet më të rëndësishme kushtetuese të këtij vendi, dhe çështjet më të bujshme që i është dashur të përballojë në punën e tyre:

 

NË FOTO:

Nga e majta në të djathtë:

Theodhori Sollaku, Alush Dragoshi, Petrit Serjani, Ina Rama, Adriatik Llalla, Maks Haxhia dhe Arben Rakipi

 

 

PETRIT SERJANI- I emëruar në detyrën e Kryeprokurorit të Republikës në maj të vitit 1991, qëndroi në detyrë për 14 muaj, deri në korrikun e 1992. Ka qenë ndoshta një nga periudhat më të vështira që ka kaluar shteti shqiptar, për shkak të rënies së një sistemi të centralizuar e diktatorial dhe tranzicionit të drejt një sistemi të ri pluralist dhe demokratik. Gjatë periudhës së drejtimit prej tij u arrestuan Nexhmije Hoxha, Manush Myftiu, Hekuran Isai, Qirjako Mihali, etj.

MAKS HAXHIA- Mbahet mend si kryeprokurori më jetëshkurtër në detyrë, vetëm me 3 muaj. Emërohet në gusht të vitit 1992 për tu shkarkuar po nga PD që atëherë sapo kishte ardhur në pushtet si e para forcë andikomuniste në vend. Arësyeja e shkarkimit? Mosveprimi për arrestimin e ish funksionarëve të lartë të regjimit komunist. Seanca e shkarkimit të tij në Parlament, do mbahet mend si ndër më të turpshmet e historisë së parlamentarzimit shqiptar.

ALUSH DRAGOSHI- I zgjedhur në këtë detyrë në nëntor të vitit 1992 derisa në 10 gushtin e vitit 1997 do ti dorëzonte dorëheqjen Kryetarit të ri të Parlamentit të asaj kohe, Skënder Gjinushi. Qëndroi në funksion pothuajse gjatë gjithë periudhës kur PD ishte për herë të parë në pushtet dhe mbahet mend për arrestimin e ish Presidentit Ramiz Alia. Në 31 korrik 1993 për arrestimin e Fatos Nanos Kryetar i PS e ish-Kryeministër dhe prangosjen e ish Kryeministrit Vilson Ahmeti.

ARBEN RAKIPI- Është emëruar në këtë detyrë në gushtin e vitit 1997 dhe ka qëndruar deri më 18 mars 2002. Ka qenë një periudhë kur u hetuan bandat e vitit të tmerrshëm 1997. Më 23 gusht 1998 u arrestuan ish funksionarët e lartë dhe ish ministra të rëndësishëm të PD, Safet Zhulali, Halit Shamata, Sokol Mulosmani, Blerim Çela, Kreshnik Lusha e Bujar Rama. Ka qenë periudha kur u hetua edhe çështja e vrasjes së ish liderit të dhjetorit 1990, Azem Hajdari.

THEODHORI SOLLAKU- Është zgjedhur në krye të organit qëndror të akuzës në marsin e 2003 dhe qëndroi në detyrë deri në nëntor të vitit 2007. Ka qenë një periudhë ku në gjysmën e mandatit të parë ishin në pushtet socialistët me Kryeministër Fatos Nanon dhe në gjysmën tjetër të tij, ishte rikthyer PD dhe Kryeministër Sali Berisha. Çështja më e bujshme e hetuar ishte ajo e vrasjes së shoferit të tij personal Genti Sina, për të cilën u akuza dhe u kërkua Altin Arapi.

INA RAMA- Ka qenë kryeprokurorja e parë femër në historinë e shtetit shqiptar dhe e gjashta e periudhës post komuniste. E propozuar nga PD dhe e konsideruar fillimisht nga Berisha si “Silvia Konti” e serialit “Oktapodi” me Komisar Katanin, ajo u shndërrua në zyrtaren më të urryer të PD kur iu desh që të hetonte çështjen e tragjedisë së Gërdecit, 4 vrasjet e 21 janarit dhe dosjen e aferës së Rrugës së “Kombit”, apo kasetën e përgjimit të Ilir Metës me bllok në dorë.

ADRIATIK LLALLA- Ka ardhur në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës në datën 3 dhjetor të vitit 2012 dhe largohet me 7 dhjetor 2017, pra 5 vite në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai u largua sipas rekomandimit të bërë publik nga EURALIUS dhe OPDAT. Gjatë periudhës që drejtoi organin e akuzës ka hetuar çështjen e ish ministrit të qeverisjes së PD Spiro Ksera dhe sëfundi atë të ish ministrit të Brendshëm të PS, Saimir Tahiri.

ARTA MARKU- Formalisht nga 18. 12. 2017 është kryeprokurorja e re e përkohshme e Shqipërisë, ndërkohë që sot (e martë 19 dhjetor 2017) e mori në dorëzim këtë detyrë nga Adriatik Llalla. Ajo ështe 41 vjeçe dhe 15 vitet e fundit, ka punuar pranë Prokurorisë së Shkodrës. Në politifoton e mësipërme ku në një fotografi janë sëbashku 7 kryeprokurorët e post komunzmit shqiptar, tashmë duhet shtuar edhe fotografia e Arta Markut. I bie asaj përgjegjësia ti riftojë paraardhësit, për të ruajtur dhe vijuar një traditë që më shumë se protagonistëve vetë, do ti shërbejë historisë dhe arkivave të shtetit shqiptar.

PËRGATITI: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mësuesja 29-vjeçare kapet mat nga burri i saj në shtrat me nxënësin 15-vjeçar
Previous article FOTO/ Pesë vite më parë Adriatik Llalla përcillte Ina Ramën. Ndërsa sot Arta Marku…

Redaktor1

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT