• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZË E DETAJUAR/ Ku gaboi Aleksis Tsipras?
Home
Rajon

ANALIZË E DETAJUAR/ Ku gaboi Aleksis Tsipras?

8 July, 2019 Lubjana.autor Rajon

Greqia dallohet si vendi i vetëm në Evropë ku mund të ndeshësh në shumicë politikanët e dinastisë, që trashëgojnë pushtetin e tyre. I tillë është dhe rasti i Kyriakos Mitsotakis, babai i të cilit ka qenë kryeministër, motra e të cilit ka qenë ministre e jashtme dhe nipi i të cilit është kryebashkiaku i Athinës. Nepotizmi dhe dinastitë e tilla kanë qenë një problem shumë i madh i Greqisë, që i shkaktuan dhe pasojat ekonomike dhe politike të mëvonshme.

Megjithatë Kyriakos Mitsotakis ka arritur ta paraqesë veten si një fytyrë të re, pavarësisht nga trashëgimia e tij, duke fuqizuar një parti që ishte larguar nga skena politike në vitin 2015 për të shkak të korrupsionit të lartë.

Në atë kohë, Alexis Tsipras dukej si figura e ndryshimit. Në tubimet e tij, populisti i krahut të majtë u zotua të heqë programin e shpëtimit të Greqisë dhe t’i japë fund masave shtrënguese. Ai solli një ministër të financave, ‘kaubojs’ me xhaketë, Yannis Varoufakis, i cili e shtyu BE-në dhe bëri armiq në Bruksel dhe Berlin. Ai e udhëhoqi Greqinë në një referendum mbi refuzimin e shkurtimeve të buxhetit të Evropës, pavarësisht paralajmërimeve nga kreditorët e saj se po e udhëhiqte vendin drejt largimit nga eurozona.

Por Tsipras premtoi më shumë seç mund të realizonte! Nën presionin e BE-së, kontrollet e kapitalit në bankat e saj dhe kërcënimi i “Grexit”, largimi nga euro, ai u detyrua i poshtëruar të bënte një kthesë 180 Gradë, duke nënshkruar një kredi 89 miliardë Euro dhe ndërmarrë politika buxhetore me shumë kursim. Elektorati i tij mbështetës filloi të hiqte dorë nga mbështetja.

“Fakti që Tsipras arriti të qëndrojë në pushtet për katër vjet pavarësisht thyerjes së premtimeve të tij, është një dëshmi për talentin e tij politik”, thotë profesor George Pagoulatos i Universitetit të Ekonomisë të Athinës. “Partia e tij, Syriza, tani mbart një ideologji shumë të ndryshme nga politikat që ai zbaton, që është e pakuptimtë. Gjëja kryesore që mban partinë së bashku është Tsipras”, shton Pagoulatos.

E vërteta është që Tsipras ia rriti pritshmëritë vetes dhe popullit grek, por dështoi t’i arrijë ato. Pavarësisht disa arritjeve të tij, ai u bë pjesë e disa skandaleve, përfshirë atë herën kur pavarësisht premtimeve të tij për të larguar popullin nga zotërimi i elitave, u fotografua në një jaht super luksoz. Ai gjithashtu ndërtoi një retorikë dhe politika anti-evropiane.

Ndërkohë, Mitsotakis ka premtuar uljen e taksave dhe krijimin e vendeve të punës, me një agjendë privatizimi dhe menaxhim të shëndoshë politik. Bërja pjesë në grupin më të madh parlamentar në BE, është një tjetër indicie që tregon se gjasat janë që Mitsotakis t’i realizojë premtimet që thotë.

Trashëgimia e vetme politike e Alexis Tsipras është rrëzimi i demagogjisë populiste si mjet për të ardhur në pushtet. Kjo sepse zgjedhjet e kësaj të diele vërtetuan edhe njëherë tjetër se populizmi, më shumë se sa një trend, është thjesht një fenomen ciklik.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E OPOZITËS/ Meta bën ironi: Sa më pak zhurmë sot se...
Previous article MBUSHI 33 VJEÇ/ Olta Gixhari merr surprizën romantike nga i dashuri (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT