Pasi ka marrë edhe miratimin nga mazhoranca dhe kryerjes së betimin në Parlament, kreu i ri i organit të akuzës, përkohësisht do të jetë Arta Marku, prokurorja 41 vjeçare, deri dje e Shkodrës.
Marku do të shkojë në zyrën e Llallës paraditen e sotme. Ajo mbërrin në orën 10:00 në Prokurorinë e Përgjithshme, ku paraardhësi Adriatik Llalla do t’i dorëzojë detyrën.
Arta Marku do të mbajë postin e kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme deri në zgjedhjen e kryeprokurorit me mandat të plotë 5 vjeçare, i cili do të zgjidhet pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Arta Marku është gruaja e dytë pas Ina Ramës që do të drejtojë organin e akuzës, duke u bërë njëkohësisht Kryeprokurorja e tetë pas 1990 në Shqipëri.
Përgatiti: AlpeNews.al





