• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA NË KAVAJË/ Vranë kalimtarin me bukë në dorë, dalin para gjykatës të arrestuarit (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

LUFTA NË KAVAJË/ Vranë kalimtarin me bukë në dorë, dalin para gjykatës të arrestuarit (VIDEO)

8 July, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Kavajës pritet që të japë masën e sigurisë për pesë të arrestuarit për shkëmbimin e zjarrit ku mbeti i vrarë një kalimtar i rastësishëm që ishte duke blerë bukë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Ardian Dedejn, Eraldo Hykën, Marjus Aliun dhe Qazim Merkajn me akuzën e vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake, ndërsa për Agron Kollçakun arrest shtëpie, pasi akuzohet për moskallëzim krimi. Ky i fundit nuk është në gjykatë për shkak të gjendjes shëndetësore. Report Tv sjell pamjet e të arrestuarve para gjykatës.

Si nisi sherri dhe bilanci i përplasjes. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vdekur Ramazan Hasalliu dhe u plagosën 7 të tjerë mes tyre 4 pjesëtarë të 2 grupeve, por edhe 2 persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen (njëri nuk është identifikuar ende), ndërkohë që është shpallur në kërkim Denis Aliu.

Pas ngjarjes u arrestuan; Marjus Aliu, Ardian Dedej (i dënuar më parë), Eraldo Hyka, të cilët u plagosën nga shkëmbimi i zjarrit dhe Qazim Merkaj  e Agron Kollçaku, ky i fundit për moskallëzim krimi. Tre të plagosurit e tjerë nga ngjarja ishin Rustem Dedej, që është vëllai i Ardian Dedejt për të cilin nuk është ngritur asnjë akuzë dhe Arben Ajdini e Sali Mekja, por që nuk kanë lidhje, pasi po qëndronin në lokalin e tyre kur i kapën plumbat. Në kërkim vijon që të jetë Denis Aliu, që u përfshi në ngjarje. Ndërkohë që Elio Hyka, që është vëllai i Eraldo Hykës është shoqëruar dhe më pas është lënë i lirë, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen sipas policisë.

Pse më sheh, çfarë shikon? Kështu nisi konflikti mbrëmjen e së mërkurës së kaluar mes Eraldo Hykës dhe Ardian Dedejt me Denis Aliun jashtë ambienteve të një marketi në qendër të qytetit. Denis Aliu qëlloi me grusht Ardian Dedejn dhe shau Eraldo Hykën. Por për shkak se bashkëshortja e Dedejt dhe fëmijët kanë qenë brenda në market, sherri është mbyllur aty për aty. Vetëm një ditë më pas, të enjten, një orë para se të ndodhte ngjarja, po në qendër të qytetit, Eraldo Hyka gjuan me grusht Denis Aliun.

E ndërsa pas kësaj, dy vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu shkojnë tek lokali i Dedejve për t’u sqaruar, por aty konfliktohen sërish me Eraldo Hyka, Ardian Dedej dhe Qazim Merkja, duke çuar deri në përdorimin e armëve. Marjus Aliu pas arrestimit është shprehur se ‘shkuam për t’u sqaruar për shkak të sherrit që patën me vëllanë, por ata na shanë prapë’. Në përplasen me armë mes vëllezërve Hyka dhe Dedej nga njëra anë dhe Aliu nga krahu tjetër është përfshirë edhe Qazim Merkja, që u arrestua.

Nga shkëmbimi i zjarrit mes dy grupeve gjeti vdekjen e menjëhershme kalimtari i rastësishëm që sapo kishte dalë nga furra e bukës Ramazan Hasalliu 55 vjeç banues në Kavajë. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur se nga cila armë u qitën plumbat që kapën kalimtarin e rastësishëm Ramazan Hasalliu 55-vjeç, ndërsa paraprakisht dyshohen Marjus Aliu dhe Eraldo Hyka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS FAZËN PËRGATITORE ME INTER/ Ja parimet e Antonio Contes që dëshiron me ekipin
Previous article TIRANË APO PRISHTINË? Jonida tregon ku do jetojë me Besnikun pas dasmës (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT