Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch e ka përshkruar Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij si “të paaftë” dhe “unike funksionale”, sipas shkresave diplomatike sekrete të botuara nga Mail të dielën. Darroch ka thënë për administratën amerikane se nuk mund të bëhet më normale, si dhe shton se diplomatikisht Trump është i paaftë dhe i ngathët .
“Ne nuk besojmë me të vërtetë se kjo administratë do të bëhet shumë më normale, më pak jofunksionale, më pak e paparashikueshme, më pak fraksione të rrënuara, më pak diplomatikisht i ngathët dhe i paaftë”, pohoi Darroch në një postim.
Darroch është një nga diplomatët më me përvojë të Britanisë, ku postin që mban sot e mori përpara se Trump të fitonte Presidencën.
Darroch vazhdon kritikon politikën e jashtme të Trump-it mbi Iranin, i cili ka shkaktuar panik në kryeqytetet globale të një konflikti ushtarak si “jokoherent” dhe “kaotik”.
“Ka shumë të ngjarë që ai kurrë nuk do të jetë në, dhe ai ëshët dukshëm i shqetësuar sesi premtimet e fushatës së tij të 2016 do të përsëriten edhe në zgjedhjet e 2020″,- thotë Darroch, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.


