• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STRATEGJIA E RE/ 2018, viti i hedhjes së hapave për integrimin e pakthyeshëm të Ballkanit në BE
Home
Shqipëri

STRATEGJIA E RE/ 2018, viti i hedhjes së hapave për integrimin e pakthyeshëm të Ballkanit në BE

19 December, 2017 Redaktor1 Politikë, Rajon, Shqipëri

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mblodhi të hënën në mbrëmje në Bruksel, kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar “situatën në rajon dhe posaçërisht mundësitë për çuarjen përpara të integrimeve evropiane të rajonit në vitin 2018”.

Në një njoftim të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se të gjashtë kryeministrat nënvizuan përkushtimin e tyre të plotë për të vazhduar punën në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Sikundër është konfirmuar gjatë këtij viti, përfshirë atë nga Këshilli Evropian në mars dhe nga presidenti Juncker në fjalimin vjetor në shtator, viti 2018 do të ofrojë një mundësi të veçantë për rajonin që të hedhin hapa të pakthyeshëm drejt integrimeve në BE, me kusht që përparësia më e madhe t’u jepet reformave të nevojshme, në veçanti në sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore“.

Më ritmin e ripërtërirë të politikës së zgjerimit të BE-së dhe shansin për të bërë përparim të rëndësishëm gjithandej rajonit, zonja Mogherini nënvizoi nevojën që të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë reformat thelbësore për qytetarët e tyre dhe të hedhin hapa konkret drejt integrimeve evropiane.

“Pjesëmarrësit nënvizuan vendosmërinë dhe interesin për të forcuar bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë dhe në nxitjen e mirëkuptimit rajonal. Në këtë kuadër, është theksuar rëndësia e diskutimeve në vazhdim të presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç për të përparuar në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës“, thuhet në njoftimin e zyrës së zonjës Mogherini.

Para darkës së përbashkët, zonja Mogherini takoi fillimisht veç e veç kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Takimi ndonëse joformal, synonte të rikonfirmojë “mbështetjen e qartë për ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor”, por edhe për të kërkuar përkushtimin e qeverive për përmbushjen e kritereve për integrim.

Në muajin shkurt, Komisioni Evropian pritet të shpalosë strategjinë për Ballkanin Perëndimorë.

Në shtator, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin vjetor, kishte theksuar se Bashkimi Evropian “po e forcon mbështetjen ndaj të gjithë partnerëve drejt përmbushjes së synimeve të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm në përfundim të mandatit tonë”.

Ai kishte theksuar se “qëndrueshmëria në fqinjësinë e Bashkimit Evropian nënkupton mbajtjen hapur të perspektivës së Ballkanit Perëndimor për integrim, por asnjë prej vendeve të rajonit nuk mund t’i bashkohet bllokut brenda mandatit aktual të komisionit që përfundon në vitin 2019”.

VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “100 euro nata”, policia ruan tutoren, kap mat prostitutën me klientin. Ja si e pësojnë
Previous article Fansi e quan ku*vë, Ajsi Xhaxhaj e bën të pendohet dhe ti kërkojë falje [FOTO]

Redaktor1

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT