• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“100 euro nata”, policia ruan tutoren, kap mat prostitutën me klientin. Ja si e pësojnë
Home
Aktualitet
Drejtësi

“100 euro nata”, policia ruan tutoren, kap mat prostitutën me klientin. Ja si e pësojnë

19 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vjet burgim një grua 50-vjeçare, pasi u shpall fajtore për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Rasti është zbuluar në Tiranë, më 15 maj qershor të këtij viti, ku një 27-vjeçare ishte rekrutuar nga e pandehura Teuta T. për t’u shfrytëzuar si prostitutë. Po kështu, Gjykata ka dënuar me punë për interes publik edhe vajzën që do të shfrytëzohej si prostitutë, shtetasen P.E. si edhe ka gjobitur me 200 mijë lekë të reja një klient nga Kosova. Po kështu, është dënuar për “moskallëzim” krimi edhe një shofer.

Atë ditë, Policia ka qenë në mbikëqyrje të një hoteli që ndodhet në zonën e Yrshekut në Tiranë. Policia kishte marrë informacione se në atë vend, një vajzë shfrytëzohej për prostitucion. Bëhet fjalë për shtetasen P.E. 27 vjeçe.

Natën kur kanë ndodhur arrestimet, Policia ka ndjekur lëvizjet e tutores, e cila në momentin që është larguar nga hoteli, është arrestuar nga Policia, së bashku me shoferin J.P. Gjithashtu, Policia ka ndërhyrë në hotel ku ka gjetur në një dhomë shtetasen P.E. dhe klientin e dyshuar nga Kosova.

Që të dy janë arrestuar dhe më pas janë gjykuar në masën e sigurimit “detyrim paraqitje”. Sipas Prokurorisë, klienti nga Kosova kishte komunikuar nëpërmjet telefonit me tutoren Teuta T. dhe më pas ka shkuar në hotel.

E pandehura, pasi ka rënë dakord për pazarin me klientin, ka njoftuar shtetasen P.E. që të shkojë në hotel dhe pasi është futur në dhomën ku qëndronte klienti nga Kosova, ka ndërhyrë Policia. Në dëshminë e saj në Prokurori, shtetasja P.E. ka thënë se e ka njohur Teuta T. në lagjen ku ajo banonte.

Ajo ka treguar se i ka kërkuar ta ndihmonte për të gjetur ndonjë punë. Teuta T. i ka thënë se e vetmja punë që mund t’i gjente ishte t’i siguronte klientë për të kryer marrëdhënie seksuale. P.E. ka thënë se fillimisht nuk ka pranuar, por më pas është bindur për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

“E pandehura Teuta T. i gjente klientë, ndërsa P.E. kryente marrëdhënie seksuale me këta persona kundrejt pagesës, një pjesë të së cilës ia jepte Teutës. Edhe për rastin në shqyrtim, ajo ka deklaruar se ka qenë e pandehura Teuta T., që e ka prezantuar me klientin nga Kosova dhe e ka dërguar drejt dhomës së hotelit”, shkruan materiali i Prokurorisë së Tiranës.

Edhe Teuta T. e ka pranuar akuzën ndaj saj, por ka kërkuar një masë sa më të lehtë, duke qenë se është nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar. Ndërsa klienti kosovar ka thënë se është njohur me Teuta T. dhe i ka kërkuar natën që u arrestua t’i gjente një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt shumës 10 mijë lekë të reja.

Pasi kanë rënë dakord, Teuta T. i ka treguar hotelin ku do të takonte vajzën. Fajësinë e ka pranuar edhe shoferi, i cili ka shprehur pendesë të thellë dhe ka kërkuar një dënim sa më të lehtë. Në përfundim, Gjykata e ka dënuar Teuta T. më 2 vjet burgim, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, i ulet përfundimisht në 1 vit e katër muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJET E DËBORËS/ Bllokohet Dibra, si paraqitet situata në fshatra dhe në rrugët nacionale
Previous article STRATEGJIA E RE/ 2018, viti i hedhjes së hapave për integrimin e pakthyeshëm të Ballkanit në BE

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT