Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Policinë e Shtetit arrestuan 2 punonjës Policie dhe 5 shtetas të tjerë, të dyshuar për kultivim kanabisi në fshatin Cakran të Fierit.
Maliq, të arrestuarit kultivonin edhe kanabis Do trafikonin një vajzë të mitur për prostitucion në Greqi, 7 në pranga Burime nga Ministria e Brendshme thanë dje se SHÇBA dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në bazë të detyrimeve që rrjedhin nga plani i veprimit për luftën kundër kultivimit të kanabisit, finalizuan me sukses operacionin “Cakrani 2019”.
Gjatë këtij operacioni u evidentuan dhe u asgjësuan disa parcela të mbjella me bimë narkotike, si dhe u bë e mundur kapja e autorëve. Të njëjtat burime thanë dje se ky operacion u zhvillua në kuadër të hetimeve të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2019, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” të parashikuara nga nenet 248 dhe 283 të Kodit Penal, hetim ky disamujor, në të cilin u aplikuan metodat speciale të hetimit.
Në pranga përfunduan dy efektivë Policie, 48-vjeçari me iniciale G.B., specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Fierit dhe 57-vjeçari me iniciale Z.K., me detyrë agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Fierit. Po ashtu, u arrestua edhe kryeplaku i fshatit Cakran, shtetasi me iniciale B.Xh., 62 vjeç.
EKZEKUTIMI I MASAVE TE SIGURISE
Ministria e Brendshme tha dje se gjatë këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, i datës 4 korrik, që kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë për 8 persona. Shtatë prej këtyre masave u ekzekutuan, ndërsa një tjetër nuk u arrit të ekzekutohej, pasi personi i dyshuar nuk u gjet nga Policia.
Të arrestuarit janë shtetasit: G.B., 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kraps, Fier, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier; Z.K., 57 vjeç, lindur dhe banues në Buzëmadh, Fier, me detyrë agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier; B.Xh., 62 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, kryeplak i fshatit Cakran, Fier; G.M., 49 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier; I.M., 39 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier; E.Sh., 50 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier; A.K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier. Është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale F.C., 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier.
PARCELAT ME KANABIS
Mësohet se arrestimi i dy punonjësve të Policisë u bë, pasi duke shpërdorur detyrën, dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare. Në këtë veprimtari kriminale dyshohet se është implikuar edhe kryeplaku në Njësinë Administrative Cakran, B.Xh., ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa në zonën e Cakranit, si dhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre. Gjithashtu, në vendin e quajtur “Liqeni i Cakranit” u evidentuan parcela të vogla me 30-50 rrënjë. Gjatë kontrollit të banesave ndaj shtetasve të arrestuar u zbuluan edhe disa kubikë të mbjellë me lëndë narkotike kanabis sativa. Ministria e Brendshme tha dje se operacioni vijon për kontrollin plotë të territorit.
TE ARRESTUAR
1. G.B., 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kraps, Fier, me detyrë specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier
2. Z.K., 57 vjeç, lindur dhe banues në Buzëmadh, Fier, me detyrë agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier
3. B.Xh., 62 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, kryeplak i fshatit Cakran, Fier
4. G.M., 49 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
5. I.M., 39 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
6. E.Sh., 50 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
7. A.K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier
Është shpallur në kërkim shtetasi F.C., 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier


