• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ KQZ miraton rezultatet për bashkinë e Elbasanit dhe Lushnjës
Home
Politikë

30 QERSHORI/ KQZ miraton rezultatet për bashkinë e Elbasanit dhe Lushnjës

4 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Gledjan Llatja në Elbasan dhe Fatos Tushe në Lushnje janë dy kandidatët e parë të votimeve të 30 qershorit që kanë marrë dhe miratimin e KQZ.

Mbledhja e KQZ nisi me kërkesën e kryetarit Klement Zguri për nisjen e hetimeve, pasi sipas tij shifrat e pjesëmarrjes kanë qenë të paqarta.

Klement Zguri: Për shkak të këtyre paqartësive deklarova që KQZ të ndërmerrte hetim administrativ. I bëj thirrje kolegëve të mi, duke besuar që kjo që po kërkoj dhe nëse biem dakord ajo që do të bëjmë ndihmon në rritjen e transparencës dhe në risjelljen e besimit të publikut në procesin zgjedhor. Propozimin e kam në tavolinë dhe kolegët do duhet të japin mendimin e tyre qoftë edhe nëpërmjet votës.

Kam gjithë të drejtën për të bërë analizën dhe për të thënë, që i gjithë procesi u vëzhgua nga 4 komisionerë të një ane. Kam gjithë të drejtën jo vetëm unë, por gjithë të tjerët të jenë mosbesues. Procesverbalet e mbylljes së qendrave të votimit dhe listat ku kanë votuar njerëzit, ku tregohet qartësisht se sa persona kanë votuar janë dokumentet e duhura për hetimin administrativ.

Propozimi është kundërshtuar nga anëtarët e tjerë të KQZ.

Biba: Nuk ishin maja e diamantit të demokracisë shqiptare. Demokracia shqiptare është ajo që është. Kjo që kemi është një lloj surugate. 

Sipas anëtarëve të KQZ probleme me shifrat ka pasur edhe në vitet e shkuara.

Skënderi: Jemi dy herë më pak marzh gabimi se para dy vjetësh.

Propozimi i Zgurit ka marrë parimisht mbështetjen e Denar Bibës. Por nënkryetari Biba është shprehur për hetim administrativ dhe jo për hapje të kutive.

Hetimi administrativ ka sjellë edhe debate mes dy anëtarëve të mazhornacës në KQZ.

Pavarësisht kësaj anëtarët e komisionit rrëzuan kërkesën për nisjen e hetimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E TMERRSHME"/ Kryeministrja serbe alarmohet nga pakti Kosovë-Shqipëri
Previous article "BRAKTISI" KALIFORNINË/ Njihuni me sipërmarrjen e vajzës amerikane në Gjirokastër

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT