Ish kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me tërheqjen e opozitës nga zgjedhjet e 30 Qershorit.
-Bëtë autogol?
Ishte një nga aktet më të mençura të PD-së që nuk u bë pjesë e farsës së narkoshtetit. Është jetike që opozita të qëndrojë e papërlyer.
-Nëse ndërkombëtarët njohin zgjedhjet, si është fati i PD?
Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje. Nuk ishin zgjedhje ato, ishin një farsë. Le të kërkojnë pak konventat, të cilat hedhin poshtë zgjedhjet moniste. Cilido që thotë atë që thoni ju do të turpërohet në histori. Populli po mbron vlerat që janë sanksionuar në vendet e lira në mbarë botën. Kongresi bojkotoi vëzhgimin e zgjedhjeve sepse nuk vëzhgonte dot farsën. Ndaj dhe këso janë qëndrime të drejta.
-13 tetor do të marrë pjesë opozita?
Do t’u them shqiptarëve vetëm një gjë. Edhe misioni i OSBE, që kryesohet Glover që njihen marrëdhëniet e mia me të. Edhe ajo deklaroi se zgjedhjet janë anti-kushtetuese. Deklaruan se dekreti i presidentit mund të sfidohet jo nga narko-KQZ, jo nga narko-gjykatësit.


