Një modele, e cila me anë të ndërhyrjeve të ndryshme ka arritur që të marrë ngjyrë të zezë si dhe të rrisë madhësinë e gjoksit, ka treguar synimet e saj të radhës.
30-vjeçarja Martina Big nga Gjermania ishte e ftuar ditën e sotme në një emision mëngjesi dhe aty deklaroi se planifikon që të shpallet ‘gruaja me gjoksin më të madh në botë’.
Edhe pse gjoksi i saj është aktualisht në përmasa gjigante, Martina thotë se do që protezat e saj të gjirit të peshojnë 2 litra.
Të habitur nga deklarata e saj, moderatorët e pyetën se si do jetonte me një peshë kaq të madhe në trup dhe 30-vjeçarja u përpoq ta demonstronte fuqinë që ka duke ngritur dy shishe të mëdha që shkonin deri në 18.9 litra.
Martina u bë e njohur në të gjithë botën kur nisi ta identifikonte veten si “të zezë” pas injektimeve të shumta për nxirje që bëri në lëkurë.


