• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLJA E NUMËRIMIT/ Ministrja Gjonaj: Krenare për procesin, nëpër burgje…
Home
Politikë

MBYLLJA E NUMËRIMIT/ Ministrja Gjonaj: Krenare për procesin, nëpër burgje…

2 July, 2019 Lubjana.autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka përshëndetur mbylljen e procesit të numërimit duke e konsideruar çdo votë si aleancë me shtetin e së drejtës, reformat e zbatuara dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë.

Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ajo garanton se qytetarët që votuan dhe ata që zgjodhën të mos votojnë, do të jenë të barabartë para ligjit.

Ndërkohë, Gjonaj vlerëson edhe procesin e votimit në burgje të cilin e përshkruan sit ë qetë, transparent dhe dinjitoz.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“E ardhmja nuk negociohet, nuk shkëmbehet dhe nuk shitet!

Për ndërtimin e saj ndërmerren veç akte qytetarie si ai i datës 30 qershor, ku shqiptarët zgjodhën me përgjegjshmëri të plotë t’i drejtohen kutisë së votimit për të nënshkruar aleancë me shtetin e së drejtës, reformat e zbatuara dhe forcimin e institucioneve të DREJTËSISË. 

Mirënjohje për çdo votues që zgjodhi të ushtrojnë të drejtën e tij kushtetuese për t’i dhënë goditjen e radhës “pandëshkueshmërisë” e cila shumë shpejt do të mbetet veç një histori e trishtë e së djeshmes dhe një koncept inekzistent i së nesërmes. 

Si ministre e Drejtësisë, ndiej krenari që mundëm të kemi një proces të qetë, transparent dhe dinjitoz si kurrë më parë edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku gjithkush që lejohej nga ligji pati mundësinë të gëzojë lirinë e votës. Kjo është meritë e veçantë e punonjësve të burgjeve të cilët dua t’i shpreh falenderime pasi ditën se t’i përgjigjen me punë konkrete dhe profesionalizëm, sulmit të vazhdueshëm politik.

E prita me padurim rezultatin e njësisë 7 në Tiranë, pavarësisht se atë e kisha lexuar shumë mirë në sytë e të gjithë dashamirësve në çdo derë që trokita, në çdo lagje ku shkela dhe në çdo hapësirë ku dialogova. 

U jam falënderuese të gjithëve, nga aktivisti më i ri, te komisioneri më i vjetër, nga qytetari më i largët te ai më i afërt, nga përkrahësi më i ri tek ai më i moshuar. 

I mirëkuptoj edhe ata qytetarë të cilët vendosën të mos votojnë si një zgjedhje e tyre. Pavarësisht kësaj dua t’i garantoj se askund, asgjë dhe askush nuk do t’i privojë apo paragjykojë për të përfituar të drejtat e tyre legjitime si gjithë të tjerët. 

Shpresëplotë që e nesërmja e gjeneratës tjetër do të zgjohet më e paqtë se sot, ku te gjithe bashkë do përpiqemi që çdo dialog fushate ta përkthejmë në punë konkrete”,  nënvizon  Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU REFUZUA AZILI NË FRANCË/ Riatdhesohen vullnetarisht 29 shqiptarë
Previous article ËSHTË VETËM DY MUAJSH/ Por Almeda e ka gjetur që tani profesionin e djalit (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT