Detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Një person i maskuar ka pyetur 22-vjeçarin nëse ishte ai.
Aldo Baho ka shkruar dhe ka marrë me makinë të vëllain. Dy vëllezërit janë nisur drejt banesës, u ndoqën nga një mjet tip Benz
Si ndodhi vrasja?
Viktima është Klevi Baho 22-vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij, Aldo Baho 30-vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima sapo kishte dalë nga burgu në Itali.
Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar në automjetin e tyre tip “Audi”me targa AA 333UZ kur u qëlluan me breshëri automaiku, mbi 35 herë nga një tjetër makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ku mendohet se kanë qenë të paktën dy persona, të cilët sulmuan vëllezërit.


