Presidenti Ilir Meta po vijon që të shijojë pushimet e tij në Lalëz, ku herë pas here poston foto prej andej me njerëzit që takon. Sot teksa ai ka qenë duke shijuar rrezet e diellit ka takuar dy nga vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve që umbajtën dje, por që për presidentin kanë qenë votime.
Meta shkruan se do të kritikohet nga njerëzit pse është sot në plazh, pasi ësthë e hënë, por përgjigja e tij është se ka humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin.
“Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda dhe Katerinën nga Gjermania. Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju. Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria. E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit”, shkruan Meta.



