Ka përfunduar numërimi i votave në Fier ku ka fituar bindshëm kandidati i partisë Socialiste Armando Subashi me 38, 898 vota. Duket se edhe këtë herë qytetarët e Fierit e kanë votuar bindshëm kreun aktual të bashkisë Armando Subashin.
Kjo vjen për shkak të ndryshimit që ka pësuar Fieri këto 4 vitet e fundit. Fitorja e Subashit nuk ishte surprizë ai vetëm sa ka shtuar votat nga viti 2015 ku mori bashkinë e Fierit nga ku PS ishte në kualicion me LSI.
Në 2015 Subashi ka marrë 36, 317 vota ku ishin në kualicion me LSI-n ndërsa sot Subashi i vetëm ka marrë 38, 898 vota pra më shumë se 2000 vota diferencë.
Përgatiti: AlpeNews.al


