Pasi sulmoi ashpër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dje pas përfundimit të procesit të votimit, Jozefina Topalli është parë sot në kafe me zëdhënësen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ka qenë pikërisht zëdhënësja e Berishës e cila ka postuar në rrjete sociale një foto me Topallin.
Dje Topalli e quajti Bashën një “eksperiment i pamerituar i PD-së”, a mos po përpiqet ish kryetarja e kuvendit të rikthehet në vijën e parë të Partisë Demokratike? Ose mos ndoshta synon edhe për më lart?



