• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PD PA ASNJË PUSHTET”/ Isa Sakja “SULMON” Jozefina Topallin: Ke kapur fundin si qenie politike
Home
Politikë

“PD PA ASNJË PUSHTET”/ Isa Sakja “SULMON” Jozefina Topallin: Ke kapur fundin si qenie politike

1 July, 2019 k.autor Politikë

“Ke kapur fundin si qenie politike”, kështu është shprehur Isa Sakja ndër të tjera për Jozefina Topallin.  Ai thekson në një reagim në Facebook seTopalli nuk ka kuptuar asgjë nga politika dhe sillet njësoj si kundërshtari më i egër i PD-së!

Dje, ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli kritikoi ashpër lidershipin e Partisë Demokratike dhe kryetarin Lulzim Basha. Në një reagim në rrjetet sociale, Topalli thotë se pas 3 dekadash PD është jashtë pushtetit dhe se djegia e mandateve ishte tradhti për demokratët dhe shqiptarët.

Reagimi i plotë

Nuk do të doja kurrë t’I shkruaja këto rradhë, por, në respekt të demokratëve, në respekt të qytetarëve të Kavajes,, në respekt të të gjithë atyre që sot zgjidhën Lirinë përpara Monizmit, më duhet t’i them disa fjalë Jozefina Topallit.
Prej kohësh, nuk habitem më me mllefin e zonjës Topalli kundër Partisë Demokratike, kryetarit të saj Lulzim Basha dhe, së fundmi, edhe kundër liderit historik Sali Berisha.

Gjatë këtyre dy vjetëve, që kur Jozefina humbi pushtetin brenda PD-së dhe bëri pakt më djallin kundër PD-së, kam kuptuar një gjë shumë të rëndësishme.

Këto 20 vjet Jozefina Topalli nuk ka kuptuar asgjë nga politika dhe sillet njësoj si kundërshtari më i egër i PD-së!

Ajo flet me të njëjtin mllef kundër PD-së dhe Lulzim Bashës siç flet Edi Rama. Flet me të njëjtën gjuhë si Edi Rama, artikulon të njëjtat teza si Edi Rama, madje edhe “keqardhjen” për PD-në e shprehin njësoj.

Zonja Topalli, në respekt të 20 viteve që kemi ndarë së bashku sakrificat, por jo pushtetin, dua t’ju ndihmoj sonte!

Për të kuptuar se ke kapur fundin si qenie politike, lexoni komentet në statuset tuaja kundër PD-së dhe Lulzim Bashës! Shikoni se kush ju bën like! Janë armata e Edi Ramës ose pushtethumburit e PD-së që, njësoj si ju, morën gjithçka nga PD-ja në pushtet dhe e hodhën poshtë, e përgojuan, e tradhëtuan, punuan kundër saj në ditën më të keqe të opozitës dhe të vendit!

Nuk dua të zgjatem më shumë, sepse nuk dua t’ua lodh më shpirtin demokratëve! Boll e ke bërë ti me jozefinat e tjera që i rrinë rrotull Edi Ramës të kapin ndonjë kockë nga pushteti i tij i pistë.

Nuk po zgjatem as me moralizmat e tua miope për ndërkomëbtarët, sepse nuk dua të kujtoj që u bëre barsaleta e pushtetit të PD, kur nxirrje jashtë nga zyra ambasadorët e SHBA-së dhe të OSBE-së.

Zonja Topalli!

Sot për Partinë Demokratike ishte një ditë e mirë!
Sot për Shqipërinë ishte një ditë e mirë!

Dhe kjo është për meritën e madhe të Lulzim Bashës! Bashkë me demokratët, ai ka dalë të fitojë betejën më të madhe të këtyre 30 viteve të fundit! Të bëjë bashkë demokratë e socialistë për një kauzë më të madhe se pushteti i Lulzim Bashës! Për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për refuzimin e drejtimit të vendit nga një kryeministër hajdut dhe ortak me krimin, për një vend ku shqiptarët të jetojnë me dinjitet!

Zonja Topalli!

Hapini sytë! Demokratët janë në këmbë, nuk kanë nevojë për patericat e Edi Ramës! Doni apo nuk doni ju, Partia Demokratike është sot forca politike më e besueshme në Shqipëri, e gatshme të qeverisë vendin!

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ME KOMISIONERET”/ Pas votimeve Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani ja shtrojnë darkës (FOTO)
Previous article SHQIPËRIA VOTOI/ Shpallet fituesi i garës për bashkinë e Selenicës

k.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT