• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Gjysma e gotës plot dhe gjysma bosh, në përplasjen për Kryeprokurorin
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Gjysma e gotës plot dhe gjysma bosh, në përplasjen për Kryeprokurorin

18 December, 2017 Redaktor1 OP-ED

Nëse kërkoni që të gjeni një shembull tipik, një etalon, një kazus a model po të doni, për të ilustruar shprehjen aq të njohur të shikimit të gjysmës bosh apo gjysmës tjetër plot, mos kërkoni që ta gjeni tek mënyra sesi u pa përplasja në Kuvend për zgjedhjen e Kreprokurorit të ri. Nuk ishin vetëm liderët e mazhorancës dhe opozitës që panë gjysmat e tyre respektive. As edhe vetëm militantët e protestesit brenda dhe jashtë asaj salle, por edhe mediat dhe opinioni publik për rrjedhojë.

Keni dëgjuar brenda njërës gjysëm, një pjesë aq shumë të fokusuar tek protagonizmi hiperaktiv i Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Sikundër të tjerë, tek protagonizmi ndryshe i Sali Berishës. Lidershipin aktiv por të përmbajtur e të moderuar të Lulzim Bashës, apo heshtjen e Ilir Metës dhe deklaratën “tullë” të ambasadës së SHBA. Shumë të tjerë u fokusuan tek dhuna fizike, verbale dhe ajo e mjeteve tymueseve shumëngjyrëshe, si të ishte shfaqja e fishekzjarreve për festat e fundvitit. Të tjerë akoma, kishin sensin për të bërë krahasimin dhe diferencën mes aktivizimit të mbështetësve të PD dhe over aktivitetit të përkrahësve të LSI.

Ndërsa brenda gjysmës tjetër kishte shikime dhe këndvështrime nga më të ndryshmet e interesantet. Kemi dëgjuar zëra të rëndësishëm mediatikë që nuk panë asgjë tjetër, veç e kuptuan menjëherë se Prokurorja e re e përkohëshme ishte bërë ende pa hapur gojën, “vegël e Rilindjes”. Pasi e hapi dhe tha fjalën “BETOHEM”, sigurisht që bëri totalisht lojën e Edi Ramës. Kishte të tjerë që panë vetëm antikushtetueshmërinë e seancës. Të tjerë akoma, votimin që shkon deri atje sa pretendohet se ka sjellë një vendim nul dhe séanca duhet të përsëritet. Sikundër, kishte që panë prapa gjithë kësaj zhurme, teorinë konspirative të radhës me fije të tërhequra nga duart e padukshme që nisnin nga Edi Rama, vijon në Rrugën e “Elbasanit”, kalonin nga selia e BE dhe për tu nisur në udhëtim larg e më larg, deri në Bruksel dhe Washington. Sigurisht, gjithmonë të ndihmuara nga paratë e drogës dhe të narkoshtetit.

Pastaj vijnë ata që nuk shohin as gjysmën e gotës plot e as atë bosh. Por, ose vetëm vijën që i ndan të dyja, ose vetëm gotën vetë. Ka një kategori që nuk sheh gjë tjetër, veç detajeve të hatashme, që tregon se deri ku ka shkuar jo vetëm fantazia jonë kolektive, duke bërë garë e detajeve, nga ato më të rëndësishmet e deri tek më të parëndësishmet. Ndaj, u morën me çizmen e znj. Kryemadhi, markën e saj, formën, çmimin, numrin e këmbës. Nëse i kishte blerë brenda apo jashtë. E nga ana tjetër, dolën në skenë krahasimorët e kohës dhe hapësirës, duke u munduar që ta ndanin shpejt e shpejt se kush gjuante më bukur drejt Edi Ramës apo Jozefina Topallit, Monika apo Iliri?

Legjitimistët panë teorinë e tyre të përjetshme, moralistët të tyren, detajistët piklat e tyre të informacionit të çmuar e kurioz dhe të tjerë akoma, shkuan deri tek materniteti i bebes së Kryeprokurores së Re; tek nëna e saj që nuk mungoka në asnjë prej mitingjeve të PD; tek kushërinjtë e saj që paskëshin qenë nacionalistë dhe pinjollë të një dere të madhe. Për të shkuar deri tek fërkuesit e përjetshëm të duarve në raste të tilla, që nuk harruan të mereshin me humorin e Kryeprokurorit në ikje, të vartësve dhe mbështetësve, përfituesve apo të rënëve në qafë prej tij.

Pakkush ose askush nuk u kujtua që në gjithë këtë histori, te merej me cilësinë e ujit dhe ajrit në secilën prej dy gjysmave të gotës së kësaj dite. Për të kuptuar nëpërmjet saj, edhe cilësinë e aktit dhe momentit, e për rrjedhojë të ndikimit të tyre në cilësinë e jetës së shqiptarëve.

Vëmendja ishte maksimale, por tjetërkund, si gjithmonë. U fiksua çdo detaj i nevojshëm apo i panevojshëm, nga dhjetra kamera, aparate fotogragfikë, transmetimet live. Mbulimi mediatik ishte maksimal, jo vetëm në Tiranë, por deri në mediat e dy- tri kontineneteve. Jemi një shoqëri që ende shohim secili gjysmën e vet. Duke perceptuar ose bardhë, ose zi. Gjykuar sipas filozofisë o me ne, o kundra nesh.

Pasi shfaqja mbaroi dhe peredet u mbyllën bashkë me 18 dhjetorin, jeta nisi të rrjedhë si gjithnjë e qetë, si gjithnjë deri në shfaqjen e radhës. Për këtë vit me sa duket sezoni i spektaklit politik, mbaroi. Nesër në mëngjes do fillojmë të vrasim mendjen për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Me shpresën se në janar, peshqit e mëdhenj do të kenë kohë boll deri atëherë, që të përshtaten me rrymat e reja, me temperaturat dhe erërarat e reja. Në 2018, jemi në pritje të ditëve më të mira jo më për ta, por për shqiptarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përplasja në Parlament, Arian Çani: A sa bukur, a! Më erdhi keq vetëm për Berishën, duhet të...
Previous article Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë PD, a e liron Arta Marku zyrën? Ja përgjigja e socialistit

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT