• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë PD, a e liron Arta Marku zyrën? Ja përgjigja e socialistit
Home
Shqipëri

Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë PD, a e liron Arta Marku zyrën? Ja përgjigja e socialistit

18 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

A qëndrojnë pretendimet e opozitës se është shkelur apo jo Kushtetuta me zgjedhjen e kryeprokurorit te ri te perkohshem? I ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo” deputeti i PS Ulsi Manja thotë se kjo i përket Gjykatës Kushtetuese për të vendosur, pasi secila nga palët kanë pretendime.

A qëndron pretendimi i opozitës se është shkelur kushtetuta?
Tani palët kanë pretendimet  e tyre, opozita thotë se është shkelur, ne themi që nuk është shkelur. Por në fund të ditës nuk jemi ne ata që e vendosim. Ne jemi shprehur me votë, Shqipëria ka një prokuror  të përgjithshëm tashmë. Këtë gjë e thotë Gjykata Kushtetuese.

Ne ishin para këtyre fakteve. Ish- Prokurorit të PËrgjithshëm i mbaronte mandati më 7 dhjetor dhe kushtetuta e re që ne miratuam së bashku kishte përcaktuar një tjetër mënyrë zgjedhjeje për Kryeprokurorin.  Mandati i prokurorit të përgjithshëm mbaronte në 7 dhjetor, ndërkohë që Kuvendi ishte i detyruar të zbatonte ligjin i cili thotë se Kuvendin në momentin që nuk është krijuar KLP zgjedh një kryeprokuror me më shumë eksperiencë.

A ka tager Kuvendi të zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm?
Kuvendi ka detyrimin ligjor të përcaktojë Prokurorin e Përgjithshëm, qoftë edhe të përkohshëm. Me ligjin e ri do të kemi edhe zv/Prokuror të Përgjithshëm, gjë do të bëjë të mos kemi më këtë debat.

Nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë PD a e liron zonja Marku zyrën?
Pse duhet të mendojmë këtë ne? Pse mos të mendojmë se si të ngrimë zyrat e SPAK-ut.

Pse zgjodhët prokurore që s’ka kaluar procesin e Vetingut?
Vetingu është censi i Reformës në drejtësi. Pas mbarimit të tij i hapet rrugë krijimit institucioneve të reja të drejtësisë. Prokurorët tani që janë ngritur insitiucionet e Vetingut është hedhur shorti. Në momentin që zgjidhesh si Kryeprokurore i nënshtrohesh me përparësi. Çka do të thotë se nëse zonja Marku do t’i nënshtrohej Vetingut pas tre muajsh, tashmë do t’i nënshtrohet me përparësi procesit të Vetingut.

 A po nis keq kjo  Reformë në Drejtësi?
Që mesnatën e 22 korrikut kur janë miratuar ndryshimet kushtetuese, duhet të jetë e qartë për të gjithë që nuk e ndalon dot më njeri. Sa më gjatë të shkojë ngritja e institucioneve thjesht vonohet procesi por nuk mund të kthehet mbrapsh. Këtë e din mirë opozita, ne dhe partnerët ndërkombëtarë. Zbatimi i Reformës në Drejtësi është thjeshtë vullnet politik. Nëse ligji i vetingit nuk do të ishte bllokuar në gjykatën Kushtetuese ku e çoj PD, sot do të kishim të gjitha institucionet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Gjysma e gotës plot dhe gjysma bosh, në përplasjen për Kryeprokurorin
Previous article "Ringjallja"/ Hip-Hopi ndryshon, Eminemi jo. Albumi i tij i ri është më i miri ndër vite

k.autor

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT