• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BRIGADA SULMUESE HEROIKE”/ Ruçi: Antifashizmi sot, zgjedhja pro Europës dhe ShBA
Home
Politikë

“BRIGADA SULMUESE HEROIKE”/ Ruçi: Antifashizmi sot, zgjedhja pro Europës dhe ShBA

29 June, 2019 enxhi.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, drejtoi  sot një mesazh me rastin e 75 vjetorit të krijimit të Brigadës XV Sulmuese.

“Në 75 vjetorin e krijimit të Brigadës së XV, këtij formacioni heroik të Ushtrisë dhe të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, përshëndes veteranet, veteranët dhe pasardhësit e luftëtarëve të Brigadës së XV Sulmuese dhe të formacioneve të tjera të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Uroj nga thellësia e zemrës që me luftëtarët, veteranët dhe pasardhësit e tyre,  i festofshim për jetë e mot përvjetorët e shënuar të çlirimit të atdheut dhe të krijimit të formacioneve të ushtrisë partizane, të cilat çliruan Shqipërinë dhe na vendosën në anën e kombeve antifashiste e liridashëse. 

Brigada e XV u krijua dhe zhvilloi betejat e saj të pashëmbullta për nga heroizmi në zemër të Shqipërisë. Kur them në zemër të Shqipërisë nuk kam  parasysh vetëm territorin, por  kontributin e zonës së Pogradecit dhe Korçës në Luftën e madhe Antifashiste dhe Çlirimtare. Ishte kulmi i Operacionit të Qershorit dhe në Shqipëri kishte filluar të ndihej era e lirisë që po sillnin bijtë e popullit, të rreshtuar në formacionet luftarake të Ushtrisë Partizane. Partizanët shqiptarë e ëndërruan,  e dashuruan dhe e sollën lirinë në atdheun e tyre.

Inaugurimi i Brigadës së XV pati një tipar të veçantë. Luftëtarët e përfshirë në rradhët e saj nuk patën kohë të festonin, por edhe ditën e themelimit vazhduan betejat luftarake. Brigada e XV u pagëzua në zjarrin e betejave fitimtare kundër pushtuesve.  Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe si qytetar përulem sot me nderim të thellë para veprës së 1.200 luftëtareve e luftëtarëve të Brigadës së XV, të batalioneve që formuan këtë formacion si “Fuat Babani”, “Hakmarrje”, “Skënder Çaçi”, “Reshit Çollaku”, “Tomori”, “Rinia” etj., para kujtimit të komandantit Teki Kolaneci dhe Komisarit Shahin Rukaj dhe drejtuesve të tjerë të formacioneve luftarake të Brigadës.

Brigada e XV shënoi epope heroizmi kudo ku zhvilloi betejat e saj luftarake kundër pushtuesve e kolaboracionistëve: në Korçë, Pogradec, Librazhd, Elbasan, Qafë Thanë, Mirakë, Xibrakë, Labinot, Qafë Kërrabë, Bradashesh, Qukës, Delvinë etj. Gjej rastin të përsëris se asgjë nuk është më frymëzuese sesa Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare, ndër stolitë më vyera të popullit shqiptar.  Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare nuk vjetërohet kurrë dhe nuk do të shlyhet asnjëherë nga kujtesa kolektive e shqiptarëve. Veprën e lavdishme të partizanëve shqiptarë, të vajzave e djemve të Shqipërisë që luftuan e ranë për lirinë, e kemi të gjithë për detyrë ta nderojmë, pavarësisht bindjeve e partive.

Antifashizmi nuk është çështje bindjesh apo simpatish politike, por një qëndrim kombëtar.  Antifashizmi është zgjedhja të jesh pro popullit tënd, pro lirisë, pro sistemit demokratik, pro progresit, pro Europës dhe ShBA.  Lavdi partizanëve shqiptarë, dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare! Lavdi heronjve, dëshmorëve, partizaneve dhe partizanëve të Brigadës së XV Sulmuese Heroike!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LULI GËNJEU SËRISH"/ Peza në Open tregon skandalin e Bashës: Mashtroi shqiptarët për këshilltarin e CDU-së
Previous article MESAZHI I "KODUAR" I METËS/ Mos harroni s'ka vetëm të diel! Kafen sërish bashkë do e pini

enxhi.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT