Duke reaguar mbi sulmin me molotov në KZAZ-në e Dibrës, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se ligji do të veprojë ndaj gjithkujt që shkel ligjin.
Ministri Lleshaj ne twitter:
Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës.
Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!


