• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLJA E FUSHATËS ELEKTORALE NË VLORË/ Parashikohet pjesëmarrja e 10 mijë qytetarëve
Home
Politikë

MBYLLJA E FUSHATËS ELEKTORALE NË VLORË/ Parashikohet pjesëmarrja e 10 mijë qytetarëve

28 June, 2019 Lubjana.autor Politikë

Partia Socialiste ka zgjedhur Vlorën për mitingun përmbyllës të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu nga Vlora raporton se shtabi elektoral në fillim të Lungomares është duke vendosur 10.000 karrige. Synohet një miting përmbyllës elektoral shumë herë më i madh krahasuar me atë të 2017 tës zhvilluar po në këtë qytet.

Vlora është në garë edhe me Elbasanin e Fierin ku janë organizuar mitingje elektorale me një pjesëmarrje të lartë.Ky miting përmbyllës do të nisë në ora 20:00. Mesazhet e krye socialistit Rama pritet të jenë të njëjta si ato gjatë fushatës elektorale, por me një theks të veçantë tek ftesa për pjesëmarrje. Në Vlorë socialistët kandidojnë për një mandat të dytë Dritan Lelin përballë të cilit është Valbona Mezi e Bindjes Demokratike.

Mësohet se dega lokale e PD është duke u përgatitur për një anti-miting jo shumë larg perimetrit ku socialistët do të zhvillojnë mbylljen e fushatës së tyre, një fushatë e paprecedentë pas bojkotit të këtyre zgjedhjeve nga PD dhe LSI. Pavarësisht këtij fakti socialistët për 30 ditë e zhvilluan fushatën e tyre elektorale në të gjithë vendin. Nuk munguan incidentet si pasojë e anti-mitingjeve të mbështetësve të opozitës në disa qytete ku kryeministri shkoi për fushatë.

E premtja me mitingun përmbyllës në Vlorë nis edhe numërimin mbrapsht për socialistët drejt te dielës ku shqiptarët kanë ftuar të zgjedhin qeverisjen e re lokale për 4 vitet e ardhshme. Ndërkohë në edicionin e lajmeve të orës 15:00 i intervistuar nga Top Channel kandidati i PS për Vlorën, Dritan Leli tha: ” Këtu sot nuk do të jenë 10 mijë njerëz, por shumë më tepër sepse vlonjatët dinë të jenë mirënjohës, të respektojnë ligjin dhe kushtetutën”.

I pyetur se çfarë do realizojë ai në 4 vitet e ardhshme për Vlorën, Leli u përgjigj: Në 4 vitet e ardhshme ka projekte të tjera që i kemi vendosur. Ajo që u kam treguar qytetarëve, është se çdo punë që kemi arritur janë garancia që në 4 vitet që do të vijnë. Do të bëjmë punë më të mira për Vlorën. Me investimet e reja do të bëjmë punë më të mira për komunitetin, por dhe për ata që do të vizitojnë Vlorën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERDHI SINJALI? Nëna dhe motra e Neymar udhëtojnë drejt Barcelonës. Pritet...
Previous article "TI E KE URDHËRUAR SHKRESËN E QAMILE HAXHIUT"? Rama ironizon Voltanën: Punë në ditë pushimi në bashkinë që ka 4 vjet në gjumë!

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT