Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kërkoi sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë ku KZAZ 6 në Bushat, që u dogj bashkë me materialet zgjedhore.
“Ndërrimi i qimes nuk ndërron zakonin, që del bashkë me shpirtin. Zjarri i djeshëm, djegia e materialeve zgjedhore dhe plagosja e 3 efektivëve, është militarizmi i një partie që ka humbur edhe kauzën e saj. E neveristsme akuza e opozitës për të larë duart nga akti kriminal i militantëve të tyre.
Në mënyrë qesharake ata akuzuan policinë se paska sulmuar dhe plagosur veten, me urdhër të ministrit të Brendshëm. Përpjekja e Opozitës për të larë duart, tregon qartë se në çfarë katandisje të ultë morale janë sot drejtuesit e revolucionit imagjinar.
Incidenti i mbrëmshëm nuk do të cenojnë integritetin e zgjedhjeve. Ato do të mbahen në të gjithë vendin. Për arsye të një serie të shkeljeve të rënda, të detyrës dhe ligjit, kryetari i saj s’do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm”, tha Lleshaj.


