• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STEPHANIE GRISHAM/ Sekretarja e re e Shypit e Shtëpisë së Bardhë
Home
Nderkombetare

STEPHANIE GRISHAM/ Sekretarja e re e Shypit e Shtëpisë së Bardhë

26 June, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Stephanie Grisham, zëdhënësja kryesore e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, është emëruar sekretare e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Zonja e Parë e bëri këtë njoftim në Twitter, duke thënë se ajo “nuk mund të mendojë për ndonjë person tjetër më të mirë për t’i shërbyer administratës dhe vendit tonë.”

Presidenti Donald Trump njoftoi në fillim të muajit se sekretarja e shtypit prej një kohe të gjatë, Sarah Sanders, po planifikonte të largohej.

“Sarah Huckabee Sanders jonë e mrekullueshme do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në fund të muajit dhe do të kthehet në shtetin e madh të Arkansasit,” tha Presidenti Trump në Twitter. “Ajo është një person shumë i veçantë me talente të jashtëzakonshme, që ka bërë një punë të pabesueshme!”

Zonja Sanders e cilësoi detyrën e saj si Sekretare Shtypi e Shtëpisë së Bardhë, si “nderin e jetës së saj”, duke shtuar se: “E kam dashur çdo minutë të punës sime – madje edhe minutat e vështira”.

Sanders ka qenë një nga ndihmëset më të besueshme të presidentit gjatë punës të saj në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, që nga fillimi i presidencës Trump, duke u rritur në pozitë, nga zëvendës sekretare e shtypit kur zëdhënësi kryesor ishte Sean Spicer.

Sanders ka qenë një mbrojtëse e fuqishme e presidentit të shumëdebatuar dhe shpesh është ndeshur me gazetarët që mbulonin Shtëpinë e Bardhë, gjatë konferencave të lajmeve të debatueshme, duke i dënuar ata për mbulimin e ngjarjeve në këndvështrim negativ për Presidentin Trump dhe duke u përpjekur të korrigjojë ato që ajo i konsideronte si gabime në raportimin e tyre.

Komentatorët e kanë kritikuar atë për dëmtim të kredibilitetit të saj në emër të një shefi të pazakontë, që kryen rregullisht sulme verbale kundër armiqve politikë, qeverive të huaja dhe gazetarëve dhe që vazhdimisht e ka etiketuar shtypin si “armikun e popullit”.

Konferencat e shtypit, dikur një ngjarje e rregullt dhe popullore në kanalet e lajmeve televizive pasdite, u bënë gjithnjë e më të rralla dhe u zhdukën krejtësisht gjatë tre muajve të fundit./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RETROSPEKTIVE"/ Një kartolinë me ngjyra, nga VLORA e 100 viteve më parë!
Previous article TREGON BISEDËN ME EMIGRANTIN SHQIPTAR/ Rama: Do kthehet pas 21 viteve në Shqipëri për... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT