Kryeministri i Shqipërisë ka njoftuar sot firmosjen e prokurës për avokatin Matthias Prinz, i cili do të ndjekë çështjen e përgjimeve të publikuara në ‘Bild’.
Padia pritet të shqyrtohet nga drejtësia gjermane, ndërsa Edi Rama ka bërë publike shumë pak detaje nga procesi ku i paditur do të jetë gazetari Peter Tiede.
Po cili është profili ishkurtër të avokatit gjerman?
Matthias Prinz ka lindur në vitin 1956 dhe është një avokat i njohur për çështjet që lidhen me reputacionin dhe mbrojtjen e privatësisë, shpifjet, mediat etj.
Ai ka përfaqësuar korporata të famshme, duke përfshirë Audi, Volkswagen, T-Mobile si dhe individë si Familja Mbretërorë Suedeze, Princeshën Caroline të Hanoverit, Sulltanin e Bruneit, Princin Albert të Monakos, Helmut Njuton, David Beckham, Karl Lagerfeld etj, shkruan JavaNews.al
Prinz është edukuar në Shkollën Juridike të Harvardit në vitin 1983 dhe më pas në Universitetin e Hamburgut. Ai ka themeluar firmën prestigjioze Prinz Neidhardt Engelschall.
Prinz ka shkruar një sërë artikujsh në mediat gjermane që lidhen me drejtësinë dhe ligjin. Ai njihet edhe si një strategjist në fushën e PR. Avokati që do të përfaqësojë Ramën në procesin kundër Tiede njihet edhe si autor tekstesh juridike, ku shumë prej tyre shërbejnë si libra shkollorë në Gjermani.(javanws)


