Pas dasmës surprizë të modeles Angela Martini, bashkëshorti i saj i ka dhuruar një makinë lukzoze.
Me sa duket Angelës i ka rrënë llotaria me bashkëshortin e saj. Miliarderi rumun nuk është kursyer asnëjherë për dhurata ndaj të bukurës shqiptare. Kjo nuk është makina e parë që ai i dhuroi Angelës.
Ajo ka marrë një makinë dhuratë dhe me rastin e ditëlindjes. Pasi publikoi foton me super makinën spikati komenti i aktorit të humorit Ermal Mamaqi.
“Aman mi na e lej i xhiro burrin,”-ka shkruar ai.
Por pas tij ka reaguar dhe këngëtarja Bleona Qereti, një nga personat më të afërt të Angelës.
“Hajde ishalla vitin tjetër me një aeroplan! Tingëllon si një plan”, shkruan Bleona në komentin e saj.
Mos vallë këngëtarja ka zbuluar një nga dhuratat që pritet të marrë modelja.




