Pas imazheve të Protestës së sotme përballë Kuvendit, por edhe momenteve gjatë Seancës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm ka dalë në një deklaratë për mediat kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Kryemadhi ka reaguar lidhur me arrestimin e dy anëtareve të LSI-së fill edhe anëtare në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit. Ato janë Dejana Kallogjeroviç, dhe Ira Vejsiu të cilat janë edhe anëtare të forumit të LSI-së. Kryemadhi tregoi për mediat se nga Autoriteti i Komisariatit të Airoportit ka dhunuar edhe 8 studente të LRI-së.
Ndiqni mëposhtë një pjesë nga fjala e Kryemadhit:
“Jam këtu në vazhdën e imoralitetit të Qeverisë së Edi Rama, i cili urdhëroi arrestimin e gjashtë vajzave.
Sigurisht që Edi Rama nuk është mësuar që të kthehet më. Ai është mësuar që të dijë se sa shumë e duan atë, por në të vërtetë shqiptarët nuk e duan më.
E ftoj zyrtarisht Z.Xhafaj që me ndjeshmëri si prind, dhe gjithashtu edhe për detyrën e tij në krye të Ministrisë së Brendshmë që të ngrejë akuzën kundrejt Shefit të Komisariatit të Airoportit për fjalorin e përdorur ndaj vajzave, por edhe dhunën ndaj tyre.
Por nuk duhet të harroj edhe gjakun e deputetes më të re të LSI-së Floida Kërpaçit, e cila u dhunua nga forcat e policisë ashtu siç u dhunuan edhe shumë gra e vajza të tjera.
I them Edi Ramës se nuk do të pijë asnjëherë nga ky moment më i qetë kafe në asnjë vend që do të shkojë, sepse ai ka hyrë në gjak me të rinjtë e vendit.
Gjaku i Floida Kërpaçit nuk do të hiqet nga ajo bluzë deri në momentin që Rama do të largohet.”
Përgatiti: AlpeNews.al
Monika Kryemadhi konferencë për shtyp
Monika Kryemadhi konferencë për shtyp
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim on Montag, 18. Dezember 2017


