• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META QË NË ORËN 8/ Jam esëll, s’iki, s’më heqin, s’e ndaloj dot 30 qershorin
Home
Politikë

META QË NË ORËN 8/ Jam esëll, s’iki, s’më heqin, s’e ndaloj dot 30 qershorin

25 June, 2019 enxhi.autor Politikë

Ilir Meta vijon të jetë i qetë, por i dorëzuar. Ka durim të plotë, por i dorëzuar për 30 qershorin. Në konferencën për shtyp, ku foli për herë të parë për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që i dha goditje ligjore dekretit për anulimin e zgjedhjeve, Ilir Meta u shfaq larg qëndrimit të tij për vetëflijim si “Salvador Aliende” në emër të mbrojtjes së pluralizmit. Ai nuk dha as shenja të qëndrimit “heroik”, të cilin e mbante vetëm pak ditë më parë për dorëheqjen nga posti që mban. “Nisur nga dizinformacionet e shpërndara në media, dua të them se Kolegji Zgjedhor nuk mund të gjykonte asnjë dekret të Presidentit sepse këtë tagër e ka vetëm Gjykata Kushtetuese”.

Kreu i shtetit bën përpjekje titanike për tu dukur i qetë, duke i quajtur amerikanët fondacion dhe Shqipërinë, një vend që të huajt e duan koloni. “Ky institucion nuk i përket Metës, por Republikës, dhe ku institucion nuk do të bjerë kurrë. Përkundrazi nga ky do të llojë ringritja e Republikës, dhe nuk do të bëhet vendi koloni e asnjë fondacioni ndërkombëtar. Unë nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave dhe fshihen pas tyre. Këtu i vetmi institucion që vendos datën e zgjedhjeve është presidenti. Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në amerikë apo kinë. Mos prisni nga asnjë ambasador këtë që po jo them unë”, shtoi Meta.

Meta S`guxoi të kërcënonte parlamentin, por s`guxoi as të thoshte pse po kërkonte shkresat për deputetët. Pranoi  se s`ka asnjë mjet për të ndaluar zgjedhjet në 30 qershor. “Duhet të keni të qartë që presidenti nuk ndërhynë për të penguar zgjedhjet partiake, por padyshim lidhur me 30 qershorin, kjo datë ka rënë. Nuk ekziston më ligjërisht. Kush do të zhvillojë zgjedhje partiake është i lirë”, tha Meta.

Ilir Meta u shpreh se ai do të vijojë të mbetet President i Republikës deri më 24 korrik 2022, kohë kur dhe i mbaron mandati. “Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani, dhe asnjë në një koloni ndërkombëtare. Bashkë do jemi këtu deri më 24 korrik 2022 Meta: Maxhoranca të tërhiqet nga kjo veprimtari e paligjshme dhe kjo do t’i hapë rrugën dialogut dhe tryezës së partive”

Presioni ndërkombëtar u ndje në gjuhën që s`ja përtypi më fjalët dhunë e kaos. Arma e vetme: s`do hapen negociatat, më besoni mua. “Edhe sikur i gjithë populli opozitar të dilte të duartrokiste ata që do votojnë më 30 qershor, e ardhmja evropiane e Shqipërisë do të ishte shumë larg. Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard të kritereve të Kopenhagenit. Ua kam thënë edhe ambasadorëve. Pa zgjedhje me standarde më të mirë nuk ka çelje negociatash. Më besoni se jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më tani në mëngjes”. Por, Juncker tha se të kundërtën në fakt: që negociatat s`ka, nëse s`ka zgjedhje. Tani, t`i besojmë Juncker apo Metës? Shqiptarët e kanë bërë këtë zgjedhje mes perëndimit dhe lindjes. I besojnë perëndimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Katër mesazhet kontradiktorë të Metës që tregojnë se ka humbur kontrollin
Previous article Rënia e Ilir Metës dhe ngritja e pandalshme e 30 Qershorit!

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT