• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Veliaj: Do jetë ditë feste, asnjë fije floku…
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Veliaj: Do jetë ditë feste, asnjë fije floku…

24 June, 2019 Lubjana.autor Politikë

Pas vendimit të gjykatës që ka rikonfirmuar zgjedhjet me 30 qershor, kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj ka siguruar qytetarët se dita e votimit do të jetë një feste dhe se askujt nuk do t’i preket një fije floku.

Pas vendimit të gjykatës që ka rikonfirmuar zgjedhjet me 30 qershor, kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj ka siguruar qytetarët se dita e votimit do të jetë një feste dhe se askujt nuk do t’i preket një fije floku.

“Motra dhe vëllezër për ata që kishin ngelur të fundit dhe që kishin dyshime, vendimi sot i gjykatës 5-0 tregoi që jo vetëm moralisht, jo vetëm logjikisht, por edhe ligjërisht nuk ka asnjë dyshim që në datën 30 qershor Shqipëria do paraqitet në afat për të vendosur nëse do shkojmë për 30 vitet e ardhshme, ose nëse do rrimë mbrapa për 30 vitet e kaluara. Ata në datën 30 qershor do rrinë sus, ata në datën 30 qershor do rrinë urtë, ata në datën 30 qershor nuk do prekin asnjë fije floku, sepse kemi kuptuar në këtë udhëtim, shumica e qytetit tonë, shumica e kombit tonë përbëhet nga njerëz të ndershëm, nga njerëz të drejtë, nga njerëz punëtorë, nga njerëz që duan ligj, nga njerëz që duan rend, nga njerëz që duan familjet e tyre, nga njerëz që duan punën dhe jo dhunën, nga njerëz që duan ndërtimin dhe jo shkatërrimin. Kanë 0 shans, 0 shans të prekin një fije floku”, tha Veliaj.

Kandidati socialist u shpreh se koha ka treguar në këto katër vite opozita është munduar si të mos votojë ndihmën  ekonomike e si të bllokojë zhvillimin.

“Këta janë kllounë të vërtetë, janë kllounë të vërtetë ashta siç thoshte Edi Rama – Gëzoheshin ditën që ikën nga parlamenti dhe kanë 10 protesta që duan të futen me dhunë.  U gëzuan ditën që ikën nga bashkia, edhe ju kujtoj, ditën që ikën nga bashkia nuk ishte pas 2 vjetësh. Unë ende s’kisha vënë dorën në zemër të thoja : Betohem! Ende nuk kisha vënë shiritin kur ata ikën. Pyetja që unë kam për ta është kjo: Si do ktheheni te miqtë tuaj demokratë, si do t’ju thoni që 4 vjet nuk votuat kurrë ndihmën ekonomike? Si do ju thoni që për 4 vjet nuk votuat njëherë pagesën për aftësitë e kufizuara? Si mendoni që do ju besojë njeri që ju jeni një parti që proteston për varfërinë, kur mjafton që t’ju shohësh në protestë sikur po gatuhet dhe po fillon Eurovizioni? Rreshtohen makinat sikur të jetë autosallon, ekspozitë e makinave më luksoze. Thonë: Do ndezim dritën e shpresës – dhe të gjithë janë gati  të ndezin I-phone 8 dhe Samsung Galaxy. Një tufë njerëzish që s’kanë lidhje me realitetin, që s’kanë zbritur ndonjëherë nga makina të kuptojnë ku jeton Shqipëria reale. Njerëz që vijnë për vizitë gjatë ditëve të javës dhe shkojnë menjëherë në fundjavë aty ku e kanë vendin. Miqtë e mi dua që këto 5 ditë të flisni me 5 njerëz, me 5 vetë, që gjithmonë e më shumë po shohin se partia e tyre fillestare i ka tradhtuar, nuk ka lidhje me ta, ka lënë punën përgjysmë, ka ndërprerë kontratën, flisni hapur, flisni hapur me një demokrat, flisni hapur me një të LSI, flisni hapur me një të PDIU dhe thojini: Ku i keni zyrtarët që zgjodhët? Ku i keni ata që kontraktuat, ku i keni ata që mbani me pagesë në parlament dhe në Këshill Bashkiak?”, tha Veliaj teksa nënvizoi se Partia Socialiste është e vetmja parti që mban fjalën, që nëse thotë diçka e bën, nëse ka një afat e respekton, nëse fillon një punë e çon deri në fund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WASHINGTONI TELEFONATË RAMËS/ Ambasadori Philip T. Reeker: Zgjedhjet do mbahen në 30 Qershor
Previous article NISMA E BE/ Negociata pas zgjedhjeve të 30 qershorit, por pa Ilir Metën

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT