• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URON RIVALIN PËR LINDJEN E DJALIT/ Veliaj: Të bashkojmë forcat…
Home
Politikë

URON RIVALIN PËR LINDJEN E DJALIT/ Veliaj: Të bashkojmë forcat…

24 June, 2019 Lubjana.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë Tiranë, dhe kandidati nën siglën e PS-së, Erion Veliaj në një takim me banorët e njësisë nr 9 uroi kundërshtarin e tij Arben Skënderi, që kandidon nën siglën e “Bindjes Demokratike”, pasi është bërë baba i një djali.

Krahas urimit për Skënderin dhe bashkëshorten e tij, Denada Toçe, Veliaj tregoi edhe të përbashkëtat që kishte me kundërshtarin e tij politik.

Mes tyre Veliaj renditi faktin se si ai dhe Skënderi kishin vendosur që çunat ti rrisnin në Tiranë.

Erion Veliaj: Sot është një ditë me bereqet, jo vetëm prej shiut. Dua të marr një moment dhe të bëjmë atë që dim të bëjmë ne socialistët më mirë, solidaritetin. Dua të uroj mikun dhe rivalin tim, në këtë garë, Arben Skënderin sepse sapo është bërë me djalin e tij të dytë. Nga të gjithë socialistët e Tiranës ne të urojmë ty dhe Denada Toçes një jetë të gjatë dhe i urojmë një rikuperim të shpejtë pas lindjes. Urojmë që pavarësisht rezultatit një i majtë dhe një i djathtë do bashkojnë forcat për Tiranën e fëmijëve tanë. Ajo që na bashkon me Arben Skënderin, pavarësisht se ai është 1 edhe unë 2, pavarësisht se ai është i djathtë edhe unë i majtë, se kemi bindje të ndryshme se si ecën qyteti, pavarësisht se kemi tesera të ndryshme, edhe unë edhe ai kemi vendosur që çunat ti rrisim këtu, kemi vendosur të mos i bëjmë bisht garës se pjesëmarrja politike është më e rëndësishme se mospjesëmarrja.

Më herët në rrjetet sociale, edhe vet Arben Skënderi njoftoi lindjen e djalit të tij të dytë.

“I prekur e i lumtur që sot familja ime u shtua dhe me Sebastien-in e vogël…”,- shkruante Skënderi.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKONIN KOKAINË ME "LOW COST"/ Si e pëson banda SHQIPTARE kur...
Previous article E ZBULON VETË/ Brenda shtëpisë luksoze të Edona Llalloshit (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT