Foto të publikuara më parë kanë dalë së fundmi për tragjedinë e 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Pas 18-vitesh persona që merren me mbledhjen e CD-ve kanë gjetur rastësisht, në një shtëpi që po shitej, 2400 foto të reja nga “Ground Zero” në Nju Jork, të shkrepura pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.
Në fotot e mëposhtme duken qartë se çfarë kanë ngelur pas sulmit të 11 shtatorit. Gërmadha, ndërtesa të shkatërruara, tym, janë pamjet e mëposhtme.
Më 11 shtator të vitit 2001, terroristët islamikë të Al Kaedas, të drejtuar nga Osama Bin Laden, rrëmbyen avionë me udhëtarë dhe u ndryshuan kursin, duke i përplasur pas kullave binjake të “Qendrës Tregtare Botërore”. Mbi 3 mijë persona humbën jenën dhe mijëra të tjerë u plagosën.












