• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Balla takim me të rinjtë në Cërrik: Opozita nuk ka të qarta kërkesat e saj
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Balla takim me të rinjtë në Cërrik: Opozita nuk ka të qarta kërkesat e saj

23 June, 2019 enxhi.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në kuadër të takimeve për zgjedhjet lokale të 30 Qershotit zhvilloi një takim me të rinjtë e Cërrikut.

ballallaa

Në fjalën e tij para qindra të rinjve, Balla kërkoi mbështetjen e tyre për kandidatin Andis Salla, i cili prej 30 Qershorit do të nisë ndryshimin rrënjësor të qeverisjes vendore në Cerrik.

“Nuk e meriton Bashkia e Cerrikut, në vitin 2019 të ketë këtë drejtim që ka pasur. Ndaj është shumë e rëndësishme që votën tuaj, besimin tuaj ta investoni tek tek një djalë i cili është i përgatitur, ka njohuritë e duhura, ka edhe eksperiencën”, u shpreh Balla.

Duke u folur për situatën politike në vend, Balla tha se vështirë të ketë një “lëshim”, ndaj opozitës, kur kjo e fundit nuk ka të qarta kërkesat e saj.

“Shumë kush na pyet pse nuk pranojmë kërkesat e opozitës, por me thënë të drejtën, ne nuk i dimë kërkesat e opozitës, sepse nuk ka ende një kërkesë.

Zgjedhjet nuk janë një konkurs, kush këndon më bukur, zgjedhjet janë kush ka programin më të mirë, kush ka ekipin më të mirë, lidershipin më të mirë.

Prandaj PS është fituese dhe do të vazhdojë të jetë, sepse ne kemi programin më të mirë, ekipin më të mirë, por ne kemi liderin më të mirë Edi Ramën.

Edi Rama ka një mandat që ja kanë besuar shqiptarët në vitin 2017. Shqiptarët i besuan Edi Ramës drejtimin e Shqipërisë, bashkë me PS, për të çuar përpara disa reforma shumë të rëndësishme, mes të cilave Reforma në Drejtësi“, deklaroi Balla.

Duke krahasuar protestën e opozitës me atë të studentëve, Balla theksoi se jo vetëm studentët kishin të drejtë, por nga ajo protestë dhe qeveria mësoi shumë.

“Për ju të rinjtë, Edi Rama është super i angazhuar për ta çuar përpara paktin për universitetin dhe këtu është diferenca mes protestës së studentëve dhe protestës së Lulit.

Studentët, në protestën e tyre, kishin shumë të drejtë. Ishte gabimi ynë që nuk e kishim lexuar në kohë. Tarifat nuk i rriti PS, por rritja vit pas viti, për 28 vite me radhë, bëri që studentët të çoheshin në protestë. Ne nga ajo protestë kemi mësuar shumë, por edhe reflektuam shumë“, përfundoi fjalën e tij Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “EDI O HERO, TEPELENA TY TË DO"/ Tepelena surprizon Ramën: Nuk e kisha planifikuar këtë takim, më prisni do vij (VIDEO)
Previous article ARRITI SUKSESIN HISTORIK/ Majlinda Kelmendi ka një dedikim special: Medaljen ja dedikoj...

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT