• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Tërmet Peçi takim elektoral në kishë. Njihuni me premtimet që u jep për fshatarët (FOTO)
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Tërmet Peçi takim elektoral në kishë. Njihuni me premtimet që u jep për fshatarët (FOTO)

23 June, 2019 enxhi.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili kandidon për një mandat tjetër këtë bashki, ka zhvilluar mbrëmjen e së shtunës një takim elektoral brenda ambienteve të kishës së fshatit Lekël.

termetpecikishe (1)

Në një postim në rrjetet sociale, Peçi flet gjerë e gjatë për kontributin e këtij fshati gjatë historisë, ndërsa në fund bën edhe premtimet për katërt vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Në kishë, edhe pse në orë tepër të vonë, aty gjeta mikpritjen si rrallëkund, të burrave dhe grave të këtij fshati, që dikur ka qene një qendër e rëndësishme me ndikim në rrëzë.

Të flasësh me Lekëliot për historinë, traditën, njerëzit, me siguri do duheshin ditë të tëra sepse padyshim është fshati më historik në ish- rethin e Tepelenës.

E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekëliotve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet.

Aty kanë lindur njerëz të mëdhenj, si gjenerali më besnik i Ali Pashës, Thanas Vaja e Janko Poga. Bezhanajt, themeluesit e bankës së parë shqiptare më 1831 në Vlorë. Rilindasi Anastas Byku e Theodhos Llukani. Simboli i arsimit kombëtar Thoma Papapano e mjaft të tjerë njerëz të suksesshëm, të cilët realisht të krijojnë bindjen se Lekli i 7 – mëhallëve dhe 7 kishave, dhe me një kala 3000 vjeçare, është një djep për kulturën e zonës tonë.

Biseduam e folëm gjatë, megjithatë besimi dhe shpresa për ti kthyer Leklit vëmëndjen është e madhe. Projekti i rrugës dhe qendrës së fshatit janë gati dhe kemi kërkuar realizim e tyre. Premtimi im është që do bëj të pamundurën për ta bërë pjesë të Programit Qeveritar 100+ Fshatrat, pasi kostot për ta realizuar me buxhet të bashkisë, do të bëjnë të mundur vetëm rivitalizimin e qendrës së fshatit. Lekli duhet të jetë patjetër në hartën turstike, pasi përfaqëson Rrëzën dhe duke e lidhur me Kurveleshin që tashmë ka marrë udhë, do mund të kemi në të ardhmen, një Tepelenë me vlera të vërteta turstike.

Fokusi ynë në këtë 4 vjeçar do jetë fshati dhe e gjithë energjia jonë do të përqendrohet në infrastrukturën rurale. Gjithashtu jemi kemi nisur edhe disa projekte, ku me ndërtimin e një thertoreje, do të lehtësojmë tregun e produkteve të mishit duke krijuar kushte dhe standarde bashkëkohore, po ashtu edhe për bimët medicinale. Do të vijojmë të ndërtojmë kanale vaditëse për tokat bujqësore, rezerva ujore (lera) do t ‘bëjmë pastrime kullotash e shumë të tjera, të cilat do të ndikojnë ekonomitë e familjeve në zonë…

Ata kanë votuar dhe do të votojnë Partinë Socialiste më 30 qershor. Ne jemi të vendosur dhe të bindur tek e vetmja forcë që ka treguar se mund ta ndryshojë Tepelenën hap pas hapi e vit pas viti… Faleminderit për mikpritjen Lekëliot!termetpecikishe (2)termetpecikishe (3)termetpecikishe (4)termetpecikishe (5)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LSI KA SHPËRNDARË LOPË PËR VOTA"/ Brahimllari sulmon ashpër Fatos Klosin: Një delenxhi pa dinjitet, matuf që del leh...
Previous article SITUATA POLITIKE/ Basha: Kanë dalë vetëm një pjesë e vogël e përgjimeve

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT