• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “339”/ Prokuroria pyet deputetin e PS, Ndraxhiu, për përgjimet e Bild
Home
Sociale

DOSJA “339”/ Prokuroria pyet deputetin e PS, Ndraxhiu, për përgjimet e Bild

22 June, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Deputeti i Partisë Sopcialiste Ilir Ndraxhi, emri i të cilit lakohet në përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman BILD nga ish i dënuari për vrasje Astrit Avdylaj, është marrë në pyetje nga prokuroria për Krime të Rënda për llogari të hetimeve të dosjes 339.

Burime të besuara konfirmuan për “News24” e “BalkanWeb” se Ndraxhi u paraqit në institucionin e akuzës ditën e enjte dhe qëndroi përballë prokurorëve për afro dy orë duke dhënë shpjegimet e tij për cështjen.

Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga BILD, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Biseda ngriti dyshime të forta se është pikërisht Astrit Avdylaj, njeriu që ka ndikuar që Ndraxhi të jetë pjesë e listës, edhe pse deputeti ka mohuar cdo lidhje me anëtarët e grupit kriminal.

Astrit Avdylaj dhe miqtë e tij, të cilët po hetoheshin për trafik droge nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian, u përgjuan teksa flisnin me zyrtarë lokalë në Durrës, për fshirë dhe kryebashkiakun Vangjush Dako.

Referuar përgjimeve , ka dyshime të forta se Astrit Avdylaj, siguronte vota për llogari të Partisë Socialiste, c’ka mund të ketë sjellë për pasojë edhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 2017.

Prokuroria e cila u detyrua pas zhurmës publike të niste një hetim për shitblerjen e votës në kuadër të grupit kriminal, ka marrë më herët edhe dëshminë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. (Bw)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR KUKSIN QË DUAM"/ Safet Gjici: Do t’i rikthejmë qytetin qytetarëve
Previous article STARTON LOJRAT OLIMPIKE "MINSK 2019"/ Merr pjesë dhe Shqipëria, ja disiplinat ku garojnë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT