Kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se PD dhe LSI e kanë humbur rrugën.
Gjatë fushatës elektorale në Petrelë, Veliaj tha se këtë javë dy partisë opozitare kanë tre mundësi për të dalë nga qorrsaku ku janë futur.
Erion Veliaj: “Ndërkohë që po mundohemi të bëjmë rrugën e Kërrabës, kemi presidentin që bllokon rrugën e Lanës. Na bllokon mundësinë për të marrë kredi, nuk na jep autorizimin që Banka Evropiane e Investimeve të japë shansin të investojmë në atë rrugë.
Kemi një grup që jemi ne që mundohemi të çojmë rrugë në vendet më ekstrem, shkolla në fshatin më ekstrem dhe kemi një grup tjetër që o djeg shkolla ose bllokon rrugë.
Unë e kuptojë që ata e kanë humb rrugën, që nuk gjejnë dot rrugëdalje. Më vjen keq për PD dhe LSI po kanë tre mundësi për ta për të dalë nga ky qorrsak, nga kjo gropë ku janë futur.
Ose gjeni një rrugë, ose hapni një rrugë ose hapuni nga rruga që të kalojmë ne të tjerët dhe të përpara. Këtë javë do të duhet të marrin një vendim ose gjeni një rrugë, ose hapni një rrugë ose hapuni nga rruga që të kalojmë ne të tjerët të vazhdojmë përpara me rrugën në Tiranë.”


