• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CARLA BRUNI ELEKTRIZON BUTRINTIN/ Në koncert Nicola Sarkozy dhe Kryeministri Rama
Home
Politikë

CARLA BRUNI ELEKTRIZON BUTRINTIN/ Në koncert Nicola Sarkozy dhe Kryeministri Rama

22 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Carla Bruni, dje sapo ka shkelur në vendin tonë. Deti, malet e këtij vendi i janë dukur diçka magjike. Ajo ka thënë se i ka pëlqyer Shqipëria. Disa herë, që nga dita që është lajmëruar koncerti, vetë Carla Bruni është shprehur së është shumë e gëzuar, që do të këndoj në vendin tonë. “Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe uroj të mos jetë e fundit.” , ka thënë dje Carla Bruni për mediat shqiptare. Ajo është ndalur në vendin tonë vetëm për një ditë, por që është një ditë e shënuar, Dita Ndërkombëtare e Muzikës.

Mbrëmë në orën 21.00, Carla Bruni këndoi në Teatrin Antik të Butrintit në një koncert që zgjati rreth një orë e gjysmë. Ajo ka kënduar rreth 25 këngë, ku mes tyre edhe 11 këngë nga albumi “French touch” (Prekje franceze), që është albumi i pestë i saj, i hedhur në treg në vitin 2017. Carla Bruni këndoi edhe këngë nga disku i saj i parë me këngë franceze, i titulluar “Quelqu’un m’a dit”, një disk që u mirëprit në mbarë botën gjatë vitit 2002 dhe pati një rekord shitjesh. Ndërsa albumi më i fundit që ajo ia ka dedikuar Shqipërisë dhe që vetë Carla Bruni e quan më të preferuarin e saj albumin “French Touch”, që është realizuar nga David Foster, një producent i famshëm botëror.

Teatri i Parkut Kombëtar të Butrintit, ku u mbajt koncerti është një nga pikat arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë shqiptare dhe asaj botërore.

Këngëtarja ka përjetuar një kënaqësi të veçantë. Carla Bruni ka mbajtur shpirtpezull publikun në koncertin që zgjati rreth një orë e gjysmë dhe këndoi, jo pak, por afërsisht 25 këngë, ku 11 prej tyre ishin pjesë e albumit më të fundit .

Duket se Carla Bruni është ndier e frymëzuar gjatë gjithë kohës, ndërsa këndonte dhe komunikonte me publikun, në qiellin e hapur me yje, këngët e albumeve të saj në tri gjuhë, në anglisht, italisht e frëngjisht. Ajo këndoi mes të tjerave: “Days of Summer”, “You belong to me”, “Il cielo in una stanza”, “L’Amour, Raphawl”, “Mon amour, mon ami”, “Tout Le Monde”, etj.

Koncerti u dha në praninë e spektatorëve të veçantë, ku Carla Bruni gjatë gjithë kohës, që këndoi, po ndiqej me kënaqësi edhe nga bashkëshorti i saj, ish presidenti francez, Nikola Sarcozy, si dhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda.

Bruni ka premtuar në një intervistë televizive në Shqipëri se herën tjetër “ajo do të vijë në Shqipëri bashkë me fëmijët për të ndenjur edhe disa ditë me pushime”

“Çfarë gëzimi që do të ndajë me ju listën e preferuar të këngëve të mia. Unë shpresoj se do t’i pëlqeni.”

Me këtë status e ka përcjell kantautorja dhe modelja e njohur, Carla Bruni, emocionin për pjesëmarrjen e saj në Ditën e Festës së Muzikës në Teatrin Antik të Butrintit. Vetë Bruni, është shprehur pak ditë më parë se albumin më të fundit e dedikon posaçërisht për publikun shqiptar.

“Përshëndetje Shqipëria. Doja t’ju thosha që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin antik të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj se do të jeni atje”, është shprehur ajo.

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të veçantë koncertin e Brunit në Shqipëri. Që në orët e para të mëngjesit, Rama ka shkruar në faqen zyrtare të FB: “MIRËMËNGJES, dhe me këtë yll bote që për Ditën Ndërkombëtare të Muzikës zgjodhi të këndojë për shqiptarët, ju uroj një ditë të mbarë”

Carla Bruni mbërriti dje në Shqipëri për të kënduar në Ditën Botërore të Muzikës, e shoqëruar nga bashkëshorti Nicolas Sarkozy. Në orët e paradites Sarcozy është pritur në një takim nga kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë. “Me mikun e çmuar, Presidentin Nicolas Sarkozy, në selinë e Kryeministrisë”, shkroi në faqen zyrtare kryeministri Rama, ndërsa ka postuar edhe një video gjatë momentit të pritjes së Sarcozy-së

“French touch” (prekje franceze), është albumi i pestë, të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017. Kopjet e shitura të gjithë krijimtarisë së saj ndër vite kapin shifrën e 5 milionë albumeve. Pas koncertit në Shqipëri Carla Bruni ka thënë se do të vijojë me disa koncerte: në jug të Francës, pastaj në Spanjë, në Palma de Majorka, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GUARDIOLA TREMBET NGA SARRI/ Stakon 120 milionë euro për yllin e Serie A
Previous article PËRPLASI PËR VDEKJE KËMBËSOREN DHE U LARGUA/ Arrestohet 32-vjeçari "i penduar"

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT