Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka sulmuar opozitarët para protestës, se nuk i mbështet Evropa dhe Amerika.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke shpërndarë dhe deklaratën e ambasadës së SHBA në Tiranë për protestën e opozitës, Ndreu pyet se “ku do t’i çojnë shqiptarët këta, me Rusi?”.
Më tej, ligjvënësi i majtë shton se është koha për të ndjekur rrugën e duhur sipas mbështetjes që na japin ndërkombëtarët.
“Europa nuk i mbeshtet, Amerike jo e jo…ku duan ti cojne shqiptaret keta, me Rusi ?! Koha per te ndjeke rrugen e duhur sipas mbeshtetjes qe na japin ata ku duam te integrohemi dhe ata qe na kane dhene doren gjithmone me dite te veshtira!”, shkruan Ndreu.


