• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARA PROTESTËS/ Veliaj: Është koha të bëjmë një pakt, ajo që na bashkon…
Home
Politikë

PARA PROTESTËS/ Veliaj: Është koha të bëjmë një pakt, ajo që na bashkon…

21 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Pak orë para protestës së opozitës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka siguruar operatorët turistikë se gjithçka është kalimtare dhe se kryeqyteti mbetet një vend i sigurt. Gjatë takimit me ta, Veliaj i garantoi se qyteti do të jetë xixë edhe pas protestës. “Unë parashikoj se do të kemi zgjedhje në datë 30 qershor. E gjithë historia do tretet, njerëzit do shkojnë në plazh, jeta do vijojë siç ka vazhduar në Tiranë; sot prapë kemi një protestë, duhet të qetësoni të gjithë turistët që keni nëpër hotelet e agjencitë tuaja, dhe t’i siguroni se për 15 minuta qyteti do jetë prapë xixë, as do të kuptohet fare që Tirana ka kaluar këtë lloj eksperience”, tha ai.

Veliaj, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, deklaroi se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar se më e rëndësishme se partitë, është familja e tyre dhe qyteti ku jetojnë. “Teksa kalojmë këto ditë sfiduese, jam i bindur që pas datës 30 qershor, jo vetëm do rikthehet fuqishëm turizmi, por teksa edhe ata që me kokat e nxehta do shkojnë të freskohen në plazh, do reflektojnë dhe do kuptojnë se ky vend nuk është më ‘97. Nëse në ‘97 njerëzit humbën gjithçka dhe depot ishin sheshit, merrje kallashin, sot secili prej nesh bën llogaritë: Kjo nuk është mirë për Kalanë, Pazarin, agjencinë që ka udhëtim këtë javë, për rally-n që organizojmë dhe nëse secili prej nesh bën më shumë dhe më kollaj llogaritë e veta se llogaritë e x politikani, unë them që edhe llogaria e Tiranës del pak më parë, se kjo e sotmja”, deklaroi ai.

Kandidati socialist tha se është koha për të bërë një pakt për të mos cenuar imazhin e Shqipërisë. “Është koha të bëjmë një pakt bashkë, në një kohë sfiduese për vendin, që të paktën për Shqipërinë, për Tiranën të flasim mirë. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, opinione, parti të ndryshme, mund të kemi anëtarësi të ndryshme. Në fund të ditës, Tiranën e kemi bashkë dhe kjo që na bashkon është shumë herë më e rëndësishme se ajo që na ndan. Ndaj, do të doja t’ju ftoja të gjithë operatorët nëse janë operatorë të aventurës, si gjithë miqtë që merren me rally apo nëse janë operatorë të luksit, do të doja të ndanim këtë mesazh dhe mesazhin e një Shqipërie që është një vend në tranzicion, e një vendi që po përpiqet të ecë përpara me dinjitet”, u shpreh Veliaj, teksa vlerësoi sakrificat që kanë bërë ndër vite operatorët turistikë për të rritur biznesin e tyre dhe për të promovuar vendin në sytë e të huajve.

“Kemi forca politike që për një arsye apo një tjetër mund të jenë qejfmbetur. Sot mund të jemi në ditë të mira por s’ka qenë gjithmonë kështu. Shumë prej jush i njoh personalisht dhe me thonj e keni mbajtur biznesin tuaj, reputacionin e biznesit tuaj dhe sakrificat, borxhet, kreditë, përplasjet, burokracitë, për të ardhur deri këtu nuk duhen harruar. Ndaj, qoftë edhe për sakrificën që ka bërë secili prej nesh për të prodhuar këtë histori suksesi ia vlen të jemi bashkë në këto të vështira”, theksoi kandidati i majtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET NDAJ KZAZ-ve/ Shqyen derën e Muzeut, gjykata lë në burg 3 protestuesit
Previous article BËN NJË LËVIZJE TË PAPRITUR/ Arsenali "gradon" Granit Xhakën, shmang largimin drejt...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla Aktualitet

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT