• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRENDA QERSHORIT…/ UKD: Gati dy investime të rëndësishme për ujin dhe kanalizimet
Home
Sociale

BRENDA QERSHORIT…/ UKD: Gati dy investime të rëndësishme për ujin dhe kanalizimet

21 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Ujësjellës Kanalizime Durrës pritet të marrë në dorëzim dy investime mjaft të rëndësishme që lidhen lidhen me sektorin e ujit të pijshëm dhe rrjetin e kanalizimeve të ujërave të ndotura. Sapo kanë përfunduar në masën 100 përqind punimet për ujësjellësin e ri dhe tashmë Durrësi po furnizohet me ujë nga burimi i ri që gjendet në Fushë Milot, 65 km larg. Investimi tjetër lidhet me rrjetin e ri të kanalizimeve të ujërave të zeza, i cili nis nga zona e Currilave dhe përfundon tek impianti i trajtimit në Shënavlash. Ky investim është pothuajse në përfundim dhe brenda qershorit përfundojnë të gjitha punimet.

Ujësjellësi i ri- Ndërtimi i ujësjellësit të ri është investimi më i rëndësishëm i kryer në 30 vitet e fundit në Durrës. Ai pritet të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të qytetit, pasi me burimin e ri sigurohet tre herë më shumë ujë, sesa sillte ujësjellësi i vjetër nga burimi i Fushë Kuqes. Sipas projektit, janë ndërtuar 7 puse prodhimi me kapacitet total 630 litra ujë në sekondë në Fushë Milot. Gjithashtu është ndërtuar edhe rezervuari me kapacitet 1400 m³ dhe stacioni kryesor me kapacitet pompimi 630 litra/sek. Mënyra se si është konceptuar mbërritja e ujit nga puset deri në Durrës është e tillë: Nga 7 puset që janë hapur me prurje 105 litra në sekondë secili, njëri do të jetë rezervë. Ata do e dërgojnë ujin 10 km larg, pranë hidrovorit në fshatin Adriatik të Kurbinit, ku gjendet stacioni i pompave dhe depoja kryesore.

Nga këtu uji pompohet me anë të 6 pompave, ndërkohë që dy pompa do jenë gjithmonë rezervë, drejt depos së Bizës e cila ka kapcitet 700 m3 dhe gjendet në një distancë prej 14.5 km larg nga stacioni i pompave dhe lartësi 186 metër mbi nivelin e detit. Nga kjo depo deri në Durrës, në një distancë prej 36 km, uji do të mbërrijë me rrjedhje të lirë. Tubacioni që shërben për transmetimin e ujit nga burimi deri në Durrës është me diametër 700 mm dhe në total është shtruar 65 km tubacion i tillë. Për të mundësuar lidhjen e tubacionit të ri është projektuar ndërtimi i rrjetit të ri që furnizon zonën e ish Kënetës me tubacion 300 mm, një tjetër tubacion 300 mm që do të furnizojë zonën e Porto Romanos si dhe zëvendësimi i dy linjave ekzistuese që furnizojnë tre depot kryesore të qytetit me linja të reja me dimension 500 mm. Projekti për ujësjellësin e ri ka vlerën 41.3 milion euro dhe është investim i qeverisë shqiptare me kredi të Bankës Botërore.

Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza- Faza e dytë e rrjetit të ujërave të zeza në Plazh si dhe projekti që po zbatohet në qytet kanë një vlerë totale prej 9 milion euro që janë siguruar nga kredia e Bankës Botërore. Projekti që nis që në zonën e Currilave kasiqëllimndërtimin e kolektoritkryesortëkanalizimevengaMuzeutestacionipompimit nr.8 (nëhyrjetëshëtitoresTaulantia), ngastacionipompimit nr.8 nëstacionin e pompimit nr.7 (nëafërsitërrethrrotullimittëKënetës) dhengaatypërfundojnënëstacionin e pompimit nr.9 nëKënetë. Investimi do të bëje të mundur ndarjen e rrjetit te kanalizimeve të ujërave të zeza dhe atij të ujërave të bardha, shmangien e derdhjeve të tyre në det, grumbullimin dhe dërgimin te impianti i pastrimit të ujërave të zezanë Shënavlash duke patur ndikim të drejtpërdrejtë në një popullsi prej rreth 150,000 banorë të qytetit. Në përfundim të projektit pritet të ketë një përmirësim të ndjeshëm të situatës përgjatë bregut të detit në shëtitoren “Taulantia”, pasi në këtë zonë nuk pritet të ketë më shkarkime në det. Sipas projektit, janë ndërtuar 6 km kolektorkryesor, me dimension 400-1000 mm, 75 pusetakontrollisidhendërtimii 2 stacionevekryesoretëpompimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ZYRTARIZUA TEK APOLONIA/ Dinamo "kujtohet" dhe e shkarkon, ja shkaku
Previous article "ZJARRI I KËSAJ JAVE QË PO SHUHET"/ Kush e "TREMBI" Lulzim Bashën që të "distancohet" nga dhuna?

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT