• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTYRJA E NEGOCIATAVE/ Rama dhe Zaev paralajmërojnë BE-në: Po na destabilizoni!
Home
Politikë

SHTYRJA E NEGOCIATAVE/ Rama dhe Zaev paralajmërojnë BE-në: Po na destabilizoni!

21 June, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Pas shtyrjes për të dytin vi radhazi të hapjes së negociatave të anëtarësimit, Shkupi dhe Tirana zyrtare kanë paralajmëruar Bashkimin Europian se po e çon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut drejt destabilizimit. Duke folur për “Financial Times” kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev kanë paralajmëruar Brukselin se forcat nacionaliste do të forcohen ndjeshëm në të dyja vendet nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk marrin dritën e gjelbër për bisedimet e pranimit në BE deri në vjeshtë.

“Të dyja vendet kanë ndërmarrë reforma të mëdha për të përmbushur standardet e BE, por Franca dhe Holanda e shtynë fillimin e bisedimeve formale të anëtarësimit pavarësisht rekomandimit nga Komisioni Europian”, shkruan Financial Times. Sipas gazetës prestigjioze europiane, dy udhëheqësit kanë paralajmëruar ministrat e Jashtëm të BE-së të mos ta shtynë sërish vendimin për negociatat e anëtarësimit në tetor.

“Ne nuk kemi nevojë për rikthimin e radikalizmit, nacionalizmit dhe populizmit në vendin tonë”, tha Zaev dhe shtuar se nuk është shumë e rëndësishme nëse vendi i tij merr vendimin nga Këshilli Europian në qershor apo tetor, por se tetori, duhet të jetë data përfundimtare, sepse ka pasur shumë shtyrje. Kryeministri Rama deklaroi nga ana tjetër se edhe vetë BE-ja do të vuante pasoja të rënda nëse rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk integrohet plotësisht në unionin europian.

“Ballkani Perëndimor është si një organ i trupit të BE-së që po zvarritet dhe gjakoset. Nuk është e mundur që ta mbash për një kohë të gjatë në këtë mënyrë sepse mund të infektohet dhe mund të jetë i rrezikshëm për gjithë trupin “, deklaroi Rama për “Financial Times”

Ai theksoi se nëse vlerësimi pozitiv i Komisionit do të injorohej nga shtetet skeptike përsa i përket zgjerimit, rajoni do të destabilizohej edhe më tej “Ne nuk kemi nevojë për gjëra të tjera të këqija për të kuptuar se çdo pengesë në këtë proces fuqizon nacionalizmin, fantazitë dhe nxit ëndrrat e dëmshme”, shtoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ "Gardiani" Petr Cech rikthyet tek Chelsea, ja përfitimet
Previous article FUTBOLLISTI MË I MIRË I TË GJITHA KOHËRAVE? Mbappe jep përgjigjen surprizuese, harron...

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla Aktualitet

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT