• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Veliaj: Nuk ia vlen që për banjën e 13 të maces së Ilir Metës në Lalz të bëni 5 vite burg
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Veliaj: Nuk ia vlen që për banjën e 13 të maces së Ilir Metës në Lalz të bëni 5 vite burg

20 June, 2019 k.autor Politikë

Kush tenton të pengojë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës apo do të prishë zgjedhjet e 30 qershorit do të përballet me dënimin nga 1 deri në 5 vite burg, si dhe nuk do të ketë mundësi të udhëtojë jashtë shtetit deri në 10 vite, pas daljes nga burgu. Në takimin e sotëm me administratorët e pallateve, kryebashkiaku Veliaj i porositi që të informojnë qytetarët për masat ndëshkimore që rrezikojnë nëse bëhen vegla qorre në duart e politikanëve të ndryshëm, për të penguar të drejtën e votës për qytetarët e tjerë.

“Nëse ka njerëz në komunitetin tuaj, te kafja poshtë pallatit, që vazhdojnë me këtë frymë, duhet të bëjmë një bisedë të qetë, siç flasim në shtëpi, dhe t’u themi: je gati të bësh 1 deri në 5 vite burg? Sot kalon Kodi Penal në Parlament, nëse je gati që për banjën e 13 të maces së Ilirit në Lalz të bësh burg, ta shtoftë zoti inatin, shko bëj burg, se nuk qenke i denjë të qëndrosh mes nesh. Pra, nuk është nevoja të zihemi me askënd, por vetëm t’i sqarojmë që Kodi Penal thotë se po të shkosh të sakrifikohesh për banjën e maces, je i lirë, nëse jeta jote vlen kaq dhe familja jote vlen kaq, do të bësh 1 deri në 5 vite burg, nëse dëmton ose pengon njerëzit që të shkojnë në zgjedhje”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, ai kërkoi prej administratorëve që të bisedojnë me banorët e pallateve të tyre dhe t’u bëjnë të ditur se përveç burgut rrezikojnë edhe t’u hiqet e drejta me ligj për të dalë jashtë vendit për një periudhë relativisht të gjatë.

“Pasi të mbarosh burgun dhe të jesh thinjur, të jesh rrudhur e tkurrur, nuk do të dalësh 5 deri në 10 vjet nga Shqipëria. Nëse mendon që banja e maces vlen këtë sacrifice, atëherë je i lire ta bësh. Pra, detyra jonë është vetëm t’i informojmë. Unë nuk besoj se do ketë nga ata trima në Tiranë dhe nga këto çudirat, megjithatë nëse i informojmë, u kemi dalë borxhit. Kështu që, me qetësi, kur të keni raste të tilla vetëm i informoni. Po ka nga ata dallkauk që vazhdojnë dhe thonë që duam babën dhe thonë sa të kem unë nuk pyes për Gjermani dhe s’pyes për Amerikë, s’pyes për OSBE dhe s’pyes për BE, informojeni që edhe do jeni në listë të zezë atje”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se ka ikur koha e të fortëve dhe se çdo kush që shkel ligjin do të përballet me pasojat e tij. Për këtë ai solli në vëmendje edhe rastin e ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia, i cili pasi organizoi turmën që dogji shkollën në Shkodër sot gjendet “prapa hekurave”. “Nuk ka më të fortë, i fortë është ai që respekton ligjin, ai që punon, ai që e do qytetin, ai që nuk i përçan njerëzit dhe ai që nuk ushtron dhunë. Besoj se i patë ata të fortët mbrëmë, vajtën e dogjën shkollën dhe thoshin: zonja Eni, zonja Eni këta po më marrin me polici. Po të keqen teta Eni, po të marrin se dogje një shkollë dhe kush djeg shkollën shkon në burg, dhe nuk del në televizor. Kështu që, për të gjithë këtë stanin me lepuj që paradite djegin shkolla dhe natën thonë zonja Eni po më marrin, besoj që ligji flet vet”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Gjuzi e ndërpret, Rama: Naltmadhni mos bëj Flamurin me mustaqe...
Previous article PREZANTOHET SI TRAJNER I RI I JUVENTUS/ Sarri: Objektivi i klubit është triumfi në...

k.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT