• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FUSHATA/ Rama sot pasdite takim elektoral në Shkodër, Voltana Ademi ndërrmerr vendimin drastik
Home
Politikë

FUSHATA/ Rama sot pasdite takim elektoral në Shkodër, Voltana Ademi ndërrmerr vendimin drastik

20 June, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në bindje të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, konsideruar nul nga mazhoranca, Kuvendi dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kërkon të ndalojë takimin elektoral të kreut të qeverisë, sot pasdite në kryeqendrën e veriut.

Kryebashkiakja i ka dërguar dje një letër zyrtare, komisariatit të policisë së Shkodrës, dhe vetë Partisë Socialiste, ku i njofton se Bashkia nuk miraton asnjë leje për asnjë subjekt politik për aktivitete elektorale.

Në letrën dërguar shefit të komisariatit, Voltana Ademi shkruan: “Çdo aktivitet politik elektoral që mund të zhvillohet në sheshet publike të hapura në qytetin e Shkodrës konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhojë Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik”.

Në letrën dërguar Partisë Socialiste, kryebashkiakja jep dy arsye se përse e refuzon lejen për takimin elektoral të Ramës në Shkodër.

E para është dekreti i Presidentit Ilir Meta i cili i ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, dhe që është botuar edhe në Fletoren Zyrtare. Ishte pikërisht ky dekret që futi në përplasje institucionale policinë e Rendit me atë bashkiake, që urdhëruar nga kryebashkiakët e zgjedhur nga PD dhe LSI këto ditë kanë dalë në terren për të larguar KZAZ-të nga ambientet në administrim të bashkive.

Arsyeja e dytë që Voltana Ademi jep, është se në këtë periudhë të sezonit turistik, Shkodra nuk ka ambiente publike të lira për tubime të tilla elektorale.

“Me fillimin e sezonit turistik në Bashkinë Shkodër janë duke u realizuar në të gjitha sheshet e Bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë për organizim takimesh”, thuhet në letrën që Ademi i dërgon PS-së, parti e drejtuar nga Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDURI" NË MERKATON E VERËS/ Ylli i "Djajve të Kuq" arrin akordin me Inter, ja përfitimet
Previous article STUDIMI/ Ngrënia e këtij ushqimi 2 herë në javë zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës në 20%

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla Aktualitet

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT