• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ATA QË DJEGIN SHKOLLA S’JANË SHKODRANË”/ Veliaj: Shkodra është e Migjenit dhe e At Zef Pllumit
Home
Politikë

“ATA QË DJEGIN SHKOLLA S’JANË SHKODRANË”/ Veliaj: Shkodra është e Migjenit dhe e At Zef Pllumit

19 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Nga shkolla e re “Ardian Klosi”, kandidati socialist për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se aktet e dhunës dhe të djegies së shkollave nuk i bëjnë nder Shqipërisë dhe asnjë qytetari të ndershëm, që e do zhvillimin e vendit të vet. Ai theksoi se djegia e shkollës në Shkodër është simbolika më e fortë se çfarë është në gjëndje t’i bëjë opozita e sotme këtij vendi, vetëm për të marrë pushtetin.

“Po shikoja dje Voltanën, ishte krenare që kishte djegur një shkollë, që kishte thyer një shkollë, që kishte dhunuar një shkollë. Shqiptarë, kush ka sy të shohë, kush ka veshë të dëgjojë, kush ka mendje të mendojë dhe kush ka dorë të votojë për ata që i bëjnë shkollat dhe jo për ata që i djegin shkollat. Sot isha shumë i mërzitur dhe i hidhëruar që mediat ndërkombëtare tregonin se në Shqipëri një parti që humbet nga viti në vit e nga zgjedhja në zgjedhje, është e pashpresë dhe ka filluar të djegë shkolla. A thua se zbuluan që armiku i Shqipërisë është të djegin shkolla. Është keqardhje”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se ata që dogjën shkollën dhe Shkodrën nuk janë shkodranë, por një grupim i vogël që është gati të bëjë çdo gjë vetëm që të vijë në pushtet. “Disa thanë si e bënë shkodranët këtë? Dua të ndalem tek të gjithë ata që mendojnë se këtë e kanë bërë shkodranët. Dua t’ju them që një grup hyzmeqarësh të një partie të lodhur, nuk janë shkodranët”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se Shkodra e Migjenit, Kol Idromenos, At Zef Pëllumbit, e kulturës, fotografisë, humorit dhe muzikës nuk djeg shkolla. “Shkodra është e Migjenit, e mësuesit të përkushtuar, e atij që nderoi me shumë dashuri kulturën shqipe, për nxënësit shqiptarë, edhe për ju. Shkolla ishte Kisha e Migjenit, xhamia e Migjenit, shkolla ishte Perëndia e Migjenit. Shkodra është e Migjenit, jo e Voltanës, jo e rrugaçëve, jo e dhunuesve. Mos i ngatërroni këto koncepte. Shkodra është e At Zef Pëllumbit, e atij që u sakrifikua për liri, për njerëzit që të kishin besim në Zot edhe në votë. At Zef Pëllumbi e prezanton Shkodrën, jo një grup hyzmeqarësh të lodhur. Sikur me të njëjtin pasion që dogjën, që thyen, që shkatërruan, imagjinoni sikur me të njëjtin zell të kishin pastruar, gjelbëruar, të kishin mbjellë pemë, të kishin bërë kënde lodrash, çerdhe, kopshte, shkolla në Shkodër. Sikur me të njëjtin pasion që e shkatërrojnë imazhin e Shkodrës të kishin bërë punë, sot nuk do ishte nevoja për këtë debat. Por, ngaqë nuk kanë bërë asnjë punë krenohen se djegin shkollat e Shkodrës. Shkodra është e At Zef Pëllumbit që thoshte: Rro me tregu. Dhe do rrojmë dhe do ta tregojmë, edhe punën, edhe dhunën”, deklaroi kandidati socialist. /Tiranapost.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E MBAJTËN LIDHJEN TË FSHEHTË/ Surprizohet për ditëlindje e dashura e Ledri Vulës (FOTO)
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Mesfushori rinovon kontratën me "Djajtë e Kuq", ja përfitimet

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT