• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryemadhi i kujton Ramës si rrihte gratë e tij, dhe bën premtimin para turmës
Home
Shqipëri

Kryemadhi i kujton Ramës si rrihte gratë e tij, dhe bën premtimin para turmës

18 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Me votimin që Kuvendi i Shqipërisë bëri duke zgjedhur Arta Markun prokurore të re të përgjithshme, në një post të përkohshëm, Parlamenti mori fund.
Duke bërë këtë konstatim, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, tha se tashmë vendi i opozitës është në rrugë. Duke nënkuptuar kështu vijimin e protestave, Kryemadhi u pyet nga gazetarët edhe për një deklaratë të fortë që bëri më herët ish-kryeministri Sali Berisha për djegie të mandateve. Ajo tha se LSI-ja do të bëjë çfarë të vendosë populli.

“Ne do t’i drejtohemi popullit dhe do të bëjmë çfarë të thotë ai. Nuk është çështje e djegies së mandatave, mandatet tona janë mandate gjaku. Duhet t’i djegin ata që i kanë mandate me paratë e drogës”, tha kryetarja e LSI

Kryemadhi doli para mediave e shoqëruar nga deputetja e LSI-së Floida Kërpaci e cila mbeti e lënduar nga policia teksa hyri mes turmës për të ndihmuar një grua protestuese që shfaqi probleme shëndetësore. Mijëra qytetarë u ngritën në tubimin e organizuar nga opozita e bashkuar, ku para parlamentit kundërshtuan këtë proces, patën edhe përplasje me policinë.

“Sot kuvendi zgjodhi një grua prokurore me gjakun e deputetes një vajzë të re. Rama siç dhunon gratë e veta do tentojë të dhunojë edhe gratë e shqipërisë, por gratë shqiptare nuk do ta lejojnë një kryeministër kriminel. Kjo është prokuroria jonë. Ky parlament ka marrë fund. Këtu është luftë mes të mirës dhe të keqes. Populli është e mira, Rama me narkoparlamentarët dhe narkoprokurorët është e keqja. Ky institucion (Kuvendi) është i shembur dhe i kalbur”, – tha Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nis 'operacioni fshesa' tek United, Morinho gati të largojë 6 lojtarë
Previous article Protesta, Basha paralajmëron: Do të bëjmë kryengritje popullore

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë Politikë

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT