Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë ka deklaruar se përgjimet janë nxjerrë nga kontesti dhe se biseda kishte të bënte me dhunë që Flamur Noka po ushtronte ndaj strukturave të PS-së.
“S’më shqetëson fare ajo pjesë se ato biseda i bëj prapë dhe s’kam asnjë problem.
Ato janë biseda për fushatën elektorale për komisionerët, për objektivat për pritshmërie, po ne këtë punë bëjmë.
Prandaj i mundim ata se jemi të organizuar, dimë se çfarë bëjmë. Po nga që vetë i kanë bërë punët ashtu, mendojnë që të gjithë i bëjnë ashtu.
Ajo historia ishte me Flamur Nokën që me disa rrugaçë, shkonte godiste njerëz. Po çfarë ti bësh. Bërtet hajduti kapni hajdutin”.
Rama ka folur dhe për deputetin e Shkodrës, Bardh Spahia, për të cilin tha se është në kërkim dhe se është “një vemje”.
“Unë di që ky është një vemje. Shkon atje bën si trim dhe pastaj zhduket”, tha Rama për Spahinë, ndërkohë që shtoi:
“Kanë luftuar këta me diktaturën? Spiuna të gjithë, kanë luftuar me diktaturën këta. Ata janë spiunë, luftuan diktaturën”.


