• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Këshilltarët e majtë: Kryetari bashkisë së Beratit në ikje po tjetërson pronat në favor të familjarëve të tij
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Këshilltarët e majtë: Kryetari bashkisë së Beratit në ikje po tjetërson pronat në favor të familjarëve të tij

19 June, 2019 k.autor Politikë

Anëtarët e majtë të Këshillit Bashkiak në Berat kanë kryer një denoncim ndaj kryebashkiakut të këtij qyteti, Petrit Sinaj. Në një deklaratë të përbashkët për media Këshilltarët e majtë akuzojnë kryebashkiakun se me firmën e tij kërkon të tjetersohen mbi 500 mijë metër katrorë tokë bujqësore dhe kullotë të territorit të Bashkisë në Njësitë Administrative Roshnik dhe Velabisht.

Më poshtë theksohet se kjo përpjekje e hapur për të vjedhur 500 mijë metër katrorë pronë të banorëve të Beratit, është arsyeja se përse forca politike që Petrit Sinaj përfaqëson, LSI, së bashku me aleatin e saj Partinë Demokratike, kërkojnë të pengojnë zgjedhjet e 30 Qershorit dhe të vazhdojnë të rrinë në zyrë sa më gjatë për të vijuar grabitjet.

DEKLARATË E KËSHILLTARËVE TË MAJTË NË BERAT:

Në mënyrë abuzive, duke shpërfaqur natyrën korruptive qeverisëse të këtyre 4 viteve, Kryetari në ikje i Bashkisë së Beratit ka sjellë për votim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak një dokument ku kërkohet të tjetersohen mbi 500 mijë metër katrorë tokë bujqësore dhe kullotë të territorit të Bashkisë në Njësitë Administrative Roshnik dhe Velabisht.

Edhe më flagrant është fakti që pjesë e këtij territori që kërkohet të zhvatet është edhe Mali Partizan, sheshet e të cilit përdoren edhe si hapësirë rekreative nga vetë qytetarët e Beratit. Skandali thellohet më tej kur përfituesit e kësaj prone kolosale, janë familjarë dhe njerëz të afërt me kryetarin e Bashkisë, Petrit Sinaj.

Partia Socialiste e Beratit dënon me forcë këtë akt thellësisht të paligjshëm. Ky veprim i Kryetarit në ikje, tregon më së miri filozofinë qeverisëse jo vetëm të tij si individ por edhe forcës që ai përfaqëson. Kjo aferë nxorri zbuluar edhe arsyen e kalvarit të vuajtjeve të banorëve të Bashkisë Berat, se pse ata janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në mënyrë sistematike në këto kater vite, ku përveçse nuk kanë pëfituar asnjë shërbim dinjitoz nga administrata totalisht e paaftë e zotit Petrit Sinaj, tani u duhet të përballen dhe me këtë vjedhje monstruoze të iniciuar nga Kryetari në ikje i Bashkisë, që me paturpësi kërkon ta shtojë si pasuri të njerëzve të tij të afërt.

Kjo përpjekje e hapur për të vjedhur 500 mijë metër katrorë pronë të banorëve të Beratit, është arsyeja se përse forca politike që Petrit Sinaj përfaqëson, LSI, së bashku me aleatin e saj Partinë Demokratike, kërkojnë të pengojnë zgjedhjet e 30 Qershorit dhe të vazhdojnë të rrinë në zyrë sa më gjatë për të vijuar grabitjet.

Gllabërimi i pronës publike është arsyeja kryesore që këto forca politike duan të prishin zgjedhjet e 30 Qershorit ne Berat për të shtyrë mandatet e tyre në krye të bashkisë me çdo mjet, madje edhe me dhunë, për të vjedhur ç’të munden dhe pa hesap.

Kur ky krim i shëmtuar ndodh në 10 ditët e fundit të fushatës elektorale, është e paimagjinueshme se çfarë mund të bëjë ky Kryetar Bashkie sikur të rrijë në zyrë qoftë një ditë më shumë.

Partia Socialiste e Beratit deklaron se anëtarët e saj në Këshillin Bashkiak do ta refuzojnë këtë akt korruptiv, të ulët, këtë vjedhje masive të pronës publike nga Kryetari i Bashkisë, i cili përbuzi qytetarët e vet dhe i poshtëroi duke e lënë qytetin në një gjendje të mjerueshme në këto kater vitet e fundit.

Partia Socialiste e Beratit i bën thirrje të gjithë këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak t’i thërrasin arsyes pasi ky veprim në kundërshtim të plotë me ligjin, cënon rëndë dinjitetin e banorëve të Beratit dhe bëhet vetëm për të përfituar disa njerëz brenda oborrit familjar të Petrit Sinajt.

Banorët e Bashkisë së Beratit duhet të jenë të sigurtë se ky akt kriminal, korruptiv dhe nepotik nuk do të marrë jetë kurrë dhe se më 30 Qershor ata me votën e tyre do e shkulin të keqen nga drejtimi i Bashkisë së tyre dhe do i hapin rrugë zhvillimit të Beratit duke e kthyer në një qytet modern dhe dinjitoz për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të tyre.

GRUPI I KËSHILLTARËVE SOCIALISTË, BERAT.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter gati të heq dorë nga Icardi për të transferuar yllin...
Previous article POGBA VENDOS TË LARGOHET NË VERË/ Mesfushori zgjedh mes Juventus dhe "Los Blancos", ja dëshira e tij

k.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT