Në një takim që pati me banorët e Njësisë Administrative Nr.1 Tiranë, Rama tha se ngjarja e djeshme është “për fotografi në televizor për t’i çuar jashtë, që ky vend nuk i meriton negociatat”.
Gjithashtu Rama foli edhe për përgjimet e Bild, të cilat i cilësoi si të nxjerra jashtë kontekstit dhe se ato biseda do t’i bënte përsëri pasi sipas tij ato janë për fushatën elektorale për komisionerët.
“Vështirësitë na stimulojnë. Ata janë në hall të madh, duhet t’i kuptojmë. Ne na ra pjesa për të ndërtuar. Mua më çojnë mesazhe për ditë nga Italia, Greqia, Anglia, do të vijmë që të votojmë.
Tani vdekjen nuk ia urojmë askujt, por është fatkeqësi e madhe. Janë përpjekje të dëshpëruara, do të bëjnë akoma edhe ca sherre të tjerë, por nuk kanë asnjë të ardhme. Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme. Por nuk kanë cfarë të bëjnë më shumë se nuk e kanë popullin me vete. Është për fotografi për televizor për t’i cuar jashtë, që ky vend nuk i meriton negociatat.
Merren me pisllëqe me përgjime, që duhet të ishin hetuar dhe provuar, dhe kush është përgjegjës duhet të përgjigjet para ligjit dhe nxjerrin përgjime sikur.
Nxjerrja nga konteksti është. Ato biseda i bëj prapë, ato janë për fushatën elektorale për komisionerët, për objektivat, pritshmëritë, prandaj jemi të organizuar dhe i mundim ata” tha Rama.


