Në Bilisht gjithashtu janë shënuar incidente. Nënkryetari i bashkisë Ylli Taho,i kërkon shefit të komisariatit të lirojë ambientet e KZAZ-së 70. “Po zbatojmë dekretin e presidentit. Lironi pronën e bashkisë. Edhe policia duhet ta zbatojë” tha ai. Ndërsa shefi i komisariatit Fejzollari u shpreh se “nuk mund të hyni në objekt. Eshtë objekt i rëndësisë së vecantë. Nuk kam njoftim nga KQZ për anulimin e zgjedhjeve”. Anëtarët e PD dhe simpatizantët po vijojnë që të hyjnë ne ambientet e KZAZ.


